20-03-2026

Prizren

Koronavirusi: Nga 28 rastet e reja, dy të infektuar në Zhur të Prizrenit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 28 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 731. Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 292 mostra, prej të cilave 28 kanë rezultuar pozitive. “ Rastet pozitive janë raste […]

Prizren: A ishte strategjia më e mirë që komplet stafi mjekësorë të angazhohet njëkohësisht kundër  Covid-19?

Që nga përhapja e epidemisë së koronavirusit në Prizren, tashmë janë regjistruar dy të vdekur.  Referuar shënimeve, në këtë komunë janë 54 raste të identifikuara. Një 70-vjeçare nga Korisha dhe një zyrtar 53-vjeçar i doganës, të infektuar nga Covid-19 janë viktimat e para, si pasojë e pandemisë, që ka goditur globin. Prej gati dy javësh, […]

Në Prizren transmetohet Marshi i UÇK-së

Është paralajmëruar se sonte duke filluar nga ora 21:00, do të protestohet kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit, që në shenjë pakënaqësie, do të lëshohet Marshi i UÇK-së. Protesta e paralajmëruar sonte nga ora 21:00, kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit tashmë vetëm ka nisur në disa vende. Në Prizren, saktësisht në monitorët e ‘Abi Çarshia’, tashmë është lëshuar marshi […]

Koronavirusi: 32 testime të reja në Prizren

Gjatë ditës së sotme, janë kryer 32 testime të reja ndaj Covid-19 në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren. Një gjë të tillë na e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu. Ndryshe, këtyre testimeve i janë nënshtruar persona të dyshuar për kontakte me të infektuarit e ditëve të fundit nga komunat e Rajonit […]

Personeli shëndetësorë i prekur nga koronavirusi, 25 pacientë nga Kukësi nuk marrin trajtimin me hemodializë në Prizren

Infektimi i personelit shëndetësorë të Repartit të Dializës në Spitalin e Prizrenit ka ndikuar që 25 pacientë nga Kukësi që trajtohen me hemodializë në këtë spital të mos marrin shërbimin. Në shenjë proteste, pacientët u mblodhën këtë të premte para spitalit të Kukësit ndërsa kërkuan zgjidhje për problemin e tyre, njofton Vizion Plus. “Kërkojmë zgjidhje […]

Drejtori Shehu: Nga Prizreni janë edhe 9 të infektuar të rinj

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit, Visar Shehu, në një prononcim për TV Prizrenin ka deklaruar se në Prizren nga 45 mostra janë shënuar edhe 9 raste të reja me koronavirus. Sipas tij, gjithsej në komunën e Prizrenit janë të infektuar 55 persona me koronavirus, raporton Gazeta e Prizrenit. Në raportin e Institutit Kombëtar […]

Prizren: Sot edhe gjashtë raste të reja në komunën e Prizrenit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 34 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 703. Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 263 mostra, prej të cilave 34 kanë rezultuar pozitive. “Rastet pozitive janë raste kontakti, […]

Prizren: Pritet rregullimi i defektit nw tuba, për rikthimin e ujit në disa lagje

Në disa lagje të Prizrenit pritet rikthimi i furnizimit me ujë. Komuna e Prizrenit, ka njoftuar se ekipet e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” si dhe të kompanisë për furnizim me energji elektrike KEDS Energy po punojnë për sanimin e defektit, i cili ka shkaktuar probleme me energji elektrike në stacionin e pompave “Bunari […]

Në ditën e parë të Ramzanit, Veseli viziton BIK-un në Prizren

Në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Bashkësinë Islame në qytetin e Prizrenit. Nga aty Veseli edhe një herë ka uruar të gjithë besimtarët, duke shpresuar që ky muaj pavarësisht situatës pandemike do të shtojë solidaritetin dhe besimin ndaj Zotit.   “Duke […]

Tetë mjekë e infermierë në Prizren të infektuar me COVID-19, pritet testimi i rreth 40 personave tjerë

Tetë mjekë e infermierë të Spitalit Rajonal të Prizrenit mbrëmë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19. Ata janë raste kontakti të infermieres, e cila doli pozitive para dy ditësh. Detaje rreth këtyre rasteve ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Visar Shehu. Shehu i ka thënë Gazetës Express se nga rastet e konfirmuara mbrëmë, tetë prej të infektuarve […]