27-04-2024

Prizren

Prizren: Damka më i votuar se ish-ministri Yağcılar

Partia turke, KDTP humb mbi 1.500 vota në Prizren.  Lufta mes klaneve ka bërë që të humben shumë vota në Prizren tek Partia turke KDTP. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 ata kanë humbur mbi 1,500 vota në Prizren. E gjithë kjo ka ndodhur pas skandaleve, nepotizmit dhe inateve personale mes disa grupeve rivale […]

Prizren: Gjashtë të porsalindur 24-orët e fundit

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar gjashtë lindje. Sa i përket gjinisë, numri i tyre kësaj radhe është i barabartë. Pra tre djem dhe po aq vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Karakteristikë e kësaj periudhe është se katër nga këto lindje janë “cezariane” me operim. Një ditë më […]

Prizren: Përfundon numërimi i të gjitha votave, VV del e para e ndjekur nga PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat në komunën e Prizrenit. Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, partia fituese në Prizren është Lëvizja Vetëvendosje me 16 mijë e 842 vota ose 26.25 për qind, pas saj radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 13 mijë e 989 vota ose 21.80 për qind, transmeton Telegrafi. […]

Caktohet vazhdimi i mbledhjes së dështuar të Kuvendit Komunal të Prizrenit

Është caktuar vazhdimi i mbledhjes së rregullt (të shtatës) për këtë vit, të Kuvendit Komunal të Prizrenit, e cila me datën 25 shator 2019 pat dështuar për mungesë të kuorumit, meqenëse opozita e kishte braktisur seancën. Nuk dihet ndërkaq, nëse Vetëvendosja ka arritur ta sigurojë numrin e nevojshëm prej 21 anëtarësh, pasi siç kemi raportuar […]

Godet me veturë një person dhe largohet

Policia ka njoftuar se një i dyshuar i panjohur derisa ishte duke lëvizur me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Ali Dida” në Prizren. “Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, […]

Prizren: Banorët e këtyre rrugëve kërkojnë autobus urban

Banorët e dy rrugëve periferike të Prizrenit, atyre “Jusuf Gërvalla” dhe “Enver Hadri”  kërkojnë autobus urban për të udhëtuar drejt pjesëve tjera të qytetit, pasi siç thonë në mungesë të tij janë të detyruar  të ecin këmbë deri në stacionet tjera, ndërsa kjo pjesë tashmë është populluar mjaft. Gjylie Qatani, një familjare dhe punëtore nga […]

Thirrje që Prizreni të bashkojë spektrin politik (VIDEO)

Në fshatin Zhur të Prizrenit e shprehu vullnetin e saj politik në zgjedhjet e djeshme edhe një grua 109 vjeçare. Ajo po beson se pas këtyre zgjedhjeve gjendja në Kosovë do të jetë edhe më e mirë, transmeton Klan Kosova.

Rigjykimi ndaj “Burdushit”, dëshmitarja: Na tha se mund ta shëronte edhe sëmundjen e Alzheimerit, paguam 2000 euro

Dëshmitarja T.P ka deklaruar se i akuzuari Hysni Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”, i kishte thënë asaj se ai mund të shëronte, nënën e saj nga sëmundja e Alzheimerit. Një deklaratë të tillë, ajo e ka dhënë, të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ku është mbajtur seanca e rigjykimit ndaj “Burdushit”, i cili […]

Prizren: Tri ditët e fundit më pak lindje

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 19 raste të lindjeve. Sa i përket gjinisë, numri i tyre kësaj radhe pothuajse është i barabartë, ndërsa është vetëm një djalë më shumë se numri i vajzave që është nëntë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Referuar shënimeve zyrtare del se krahasuar […]

Berisha: Votat e Nismës në Prizren po i bartën Listës Serbe

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD është ankuar se në disa qendra votimi, votat që janë për Nismën po i shkojnë Listës Serbe. “Ne qendrën votuese 2042 A Prizren ne vendvotimin 17 R dhe 25R votat e subjektit tone me nr.122 i kanë bartur subjektit nr.121 Lista Serbska. Prandaj ne dyshojmë se ne […]