15-09-2025

Prizren

Totaj uron që viti 2020, të jetë më i suksesshëm

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka uruar qytetarët me rastin e fillimit të Vitit të Ri 2020, duke i’u dëshiruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë. Ai ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit në emër të strukturave të PDK-së. Urimi i tij: “Në këto çaste gëzimi, ne […]

Foto e ditës: Prizreni sot

Banorët në Prizren, telashe me rrymën (VIDEO)

Në Prizren banorët e një lagjeje i zunë derën KEDS-it. Kjo pasi ata thonë se kanë në vazhdimësi probleme me energjinë elektrike, që kur u vendos trafo e re, njofton Klan Kosova. Ata kërkojnë zgjidhje, lidhur me këtë problem.

Për Vitin e Ri, QKMF dhe Urgjenca në Prizren punojnë me orar të plotë

Për shkak të festave të fundvitit, Drejtoria e Shëndetësisë ka marrë vendim që me datat 31 dhjetor 2019 dhe 1-2 janar 2020, Shërbimi Urgjent dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare të punojë me orar të plotë për 24 orë. Ndërsa QMF 1 (ish ambulanca e stomatologjisë) do të punojë me orar nga 07:00 deri më […]

LDK në Prizren përmbyll vitin me koktejin tradicional

Në prani të drejtuesve dhe strukturave të degës, sot pasdite është organizuar kokteji i fundvitit nga dega e LDK-së në Prizren. Kryetari i saj, Anton Quni, tha se po e përmbyllim edhe një vit me angazhime sikurse kemi vepruar gjatë tre dekadave të funksionimit tonë si parti politike. Kryetari Quni, tha se angazhimet dhe përpjekjet […]

Prizren: Polici akuzohet se përvetësoi 5 eurot e të ndaluarit, mbrojtja kërkon hedhjen e aktakuzës

Zyrtari policor, Selman Ukzeza, ka kërkuar që të hudhet poshtë aktakuza ndaj tij, e cila e ngarkon atë për përvetësim në detyrë. Një kërkesë të tillë, i akuzuari Ukzeza e ka paraqitur në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prizren, përmes mbrojtësit të tij, avokatit Avni Thaqit. Zyrtari policor në Qendrën e Ndalimit […]

Prizren: Burgim dy personave për vjedhje dhe blerje të gjësendeve të vjedhura

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal dënuar dy persona me iniciale A.M. dhe A.A., që të dy nga fshati Nebregosht Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë” dhe veprës penale “pranimi, blerja, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Të akuzuarin me iniciale A.M., gjykata e […]

Paraburgim prizrenasit për dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurit me iniciale A.Z. nga Prizreni. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm” lidhur me veprën penale “dhuna në familje”. Gjykata thotë se ka bazë ligjore për […]

Vijnë nga Shqipëria në një diskotekë në Prizren, pësojnë keq

Katër shtetas të Shqipërisë, mes tyre dy femra kanë pësuar lëndime trupore në Prizren. Raportohet se ata janë sulmuar nga disa persona në një restorant gjatë ditës së djeshme. Sipas Policisë, viktimat, dy femra dhe dy meshkuj kishin ardhur në Kosovë për ta përcjellë një organizim muzikor në një diskotekë në Prizren. Të dyshuarit janë […]

Vidhen para e stoli ari në Prizren

Policia ka njoftuar për vjedhje në disa shtëpi në Prizren, por nuk ka dhënë hollësi,  përveç asaj se hajdutët raportohet të kenë vjedhur stoli ari dhe para, raporton “Gazeta e Prizrenit”. “Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në disa shtëpi, ku kanë arrit të kryejnë vjedhjen e disa stolive të arit dhe para të […]