08-07-2025

Prizren

PDK-ja në Prizren insiston se fara e grurit të shpërndarë për fermerët është nga Serbia

Përplasjet ndërmjet ekzekutivit komunal të Prizrenit dhe opozitës rreth origjinës së farës së grurit që i është shpërndarë fermerëve në bazë të thirrjes publike të Drejtorisë së Bujqësisë po vazhdojnë. Në këtë debat është përfshirë edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili ka theksuar se opozitarët joparimorë po vazhdojnë me shpifje, dhe i ka […]

Çfarë pritet të ndodhë sot në Prizren?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Komuna e Prizrenit mban mbledhjen e radhës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.(Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, “Shtëpia e Bardhë”). Ora 13:00 Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, për të […]

Prizren: 25 patentë-shoferë konfiskohen nga policia 

Gjatë zbatimit të planit operativ “Respektimi i shenjave sinjalizuese ndriçuese”,  nga Policia brenda 24-orëshit në Prizren janë shqiptuar 25 masa mbrojtëse me konfiskim patentë shoferët për 25 vozitës, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Masa të tilla sipas zyrtarëve të Policisë janë aplikuar për shkak se një numër i kundërvajtësve nuk respektojnë shenjat e trafikut, veçanërisht semaforët […]

Prizrenasi arrestohet në aeroportin e Prishtinës, dërgohet në burg

Një prizrenas i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe është dërguar në burg, transmeton Gazeta e Prizrenit. Referuar raportit të policisë, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së Gjykatës. “I kërkuari (K-Shqiptar) është dërguar në vuajtje të dënimit”, njoftoi policia, por pa dhënë hollësi të […]

Rasti Dehari, ekspertiza zvicerane ka 50 faqe, përkthimi do të vonojë

Kanë kaluar gjashtë ditë prej konferencës për media, kur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala njoftoi se ka arritur në Kosovë, përmes ambasadës së Zvicrës raporti për ekspertizën e rastit të Astrit Deharit. Deri më tani, pavarësisht kërkesave të palës mbrojtëse e familjes Dehari ekspertiza nuk iu është dhënë atyre. Prokuroria në Prizren të […]

Zhduket një 14 vjeçare në Prizren, alarmohet familja

Një vajzë e mitur është zhdukur dje në Prizren, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të kësaj komune. 14 vjeçarja B. F mësohet se ka dalë dje nga shtëpia dhe nuk është kthyer më përderisa familja nuk ka informacion për fatin dhe vendndodhjen e saj. I shqetësuar me këtë ngjarje, babai i […]

Vidhen stoli ari në Prizren

Një person ka raportuar për vjedhje në banesën e tij në Prizren. Rasti ka ndodhur gjatë natës në Prizren, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sipas raportit të Policisë, viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar  se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë nga dera e ballkonit, në katin e parë në banesën së tij dhe kanë arritur të […]

Si e arsyetoi Ambasadori turk abuzimin me fëmijë në Prizren dhe propagandën për shefin e tij Erdoganin

Ofensiva ushtarake e presidentit të Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, kundër popullit kurd në Siri, ka nxitur reagime zingjir në gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën. Kombëtarja e Turqisë në futboll rrezikon përjashtimin nga Evropiani i vitit 2020, pasi që lojtarët turq pas barazimit të arritur kundër Francës, si manifest kanë përdo rur përshëndetjen ushtarake në mbështetje […]

Dy prizrenas të arrestuar për dhunë ndaj femrave

Në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar (K/Shqiptarë) për shkak të dhunës familjare. Rasti ka ndodhur një ditë më parë. Sipas raportit të Policisë të dyshuarit janë përfshirë në rastin dhunë familjare duke sulmuar fizikisht dy viktimat femra K/Shqiptare, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar […]

Prizren: Aktakuzë tjetër për publikim të votës në “Facebook”

Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, , ka ngritur aktakuzë kundër A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M., me datë 06.10.2019 rreth orës […]