05-07-2025

Prizren

Rasti Bytyçi: Dëshmitarët “kishin frikë” të paraqisnin prova kundër ish-komandantit të xhandarmërisë serbe

“Dëshmitarët që kanë pasur njohuri për vrasjen e vëllezërve Bytyçi me prejardhje nga Suhareka kanë qenë shumë të frikësuar për të ofruar dëshmi kundër Goran Radosavleviq Gurit, ish-komandant i xhandarmërisë serbe”, tha Jennifer Brass, ish-drejtore e Zyrës për Ballkanin në Departamentin amerikan të Shtetit. Ajo i bëri komentet në një interviste për Zërin e Amerikës […]

Prizren: Paraburgim për shtetasin e Shqipërisë të kërkuar për vjedhje në Austri

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej dyzet (40) ditëve ndaj të pandehurit me iniciale K.F. nga Tirana. Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale […]

Aktakuzë ndaj drejtorit dhe zyrtarit për Financa të Komunës së Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Z.A., në cilësinë e Ud. Drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, dhe E.S., në cilësinë e Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” […]

Haskuka viziton fshatin Korishë, thotë se ka potencial për t’u bërë destinacion turistik

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, sot ka vizituar fshatin Korishë, e përmes një postimi në Facebook, i ka komentuar bukuritë që ka ky fshat. Haskuka thotë se bukuritë e Prizrenit nuk kufizohen vetëm në qytet, por edhe në rajonin përreth. Një bukuri e rrallë natyrore, thotë ai, është edhe ajo në fshatin Korishë, përkatësisht në […]

Në Gjonaj të Hasit hajnat vjedhin tri shtëpi

Hajnat janë rikthyer sërish në fshatin Gjonaj të Hasit, ndër më të mëdhenjtë në komunën e Prizrenit. Tri shtëpi në lagjen poshtë në fshat janë vizituar nga hajdutët, që prej disa kohe nuk po e lënë rahat, këtë pjesë, e cila më herët është ankuar tek organet e rendit, duke kërkuar më tepër siguri. Njëri […]

Ekspozitë arkeologjike në Kalanë e Prizrenit

Në Kalanë e Prizrenit, sot hapet ekspozita arkeologjike. Hapja bëjet në ora 19:00,  ndërsa merr pjesë edhe Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi./GazetaePrizrenit.net/

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka me bashkëpunëtorë viziton ujëvarat dhe kalanë në fshatin Korishë. Ora 19:00 Në Malishevë mbahet Festivali mbarëkombëtar i folklorit “Oda e Llapushës”. (Sheshi i Dëshmorëve). Ora 19:00 Hapet ekspozita arkeologjike në Kalanë e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net/

Rruga e Hasit plot me gropa (VIDEO)

Komunë u premtua edhe për Hasin. Komuna nuk u bë, por ky rajon ka telashe të mëdha edhe me infrastrukturë.  

Mbi 100 mësimdhënës në seminarin  kombëtar me mësuesit e Gjuhës shqipe në diasporë “Prizreni 2019 ”

Në Prizren, sot pasdite filluan punimet për seminarin e XV kombëtar me mësuesit e Gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë “Prizreni 2019 ”. Seminari organizohet në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në aktivitetin […]

Katër armë sekuestrohen në rajonin e Prizrenit, një plagosje tentohej të fshihet

Gjatë aktiviteteve në parandalimin e dukurive negative në rajonin e Prizrenit, Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë katër (4) armë zjarri nga qytetarët të cilët i posedonin në mënyrë ilegale. Në këtë aktivitet tri (3) nga armët janë konfiskuar në komunën e Suharekës, në raste të veprave penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ku […]