21-09-2025

Prizren

Kuvendari Quni: Haskuka i Vetëvendosjes u bë kryetar i Prizrenit me votat e PDK-së

Të gjithë, jo vetëm në Prizren, por edhe më gjerë ishin befasuar, kur në momentet e fundit në votimet për balotazh në zgjedhjet e 2017-ës kishte ndryshuar rezultati, në të mirë të Mytaher Haskukës, kandidatit të Vetëvendosjes!, pas të cilave mori postin e kryetarit të Komunës së Prizrenit. Me një diferencë të ngushtë, apo vetëm 262 […]

Sot në Prizren

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 19:30 Fondacioni Lumbardhi në Prizren prezanton ekspozitën “Kino e artistit” Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi). /GazetaePrizrenit.net/

Me polici, familja Agallari kthen 80 ari tokë në Prizren, që e shfrytëzonte familja Krasniqi

Asaf Agallari nga lagjja “Bajram Curri” e Prizrenit, që nga viti 1950, së bashku me vëllanë dhe dy motrat, janë pronarë të kësaj parcele prej rreth 80 ari. Agallari, që nga paslufta, ka dashur ta shesë pronën e tij, por ka hasur në rezistencë nga familja e Ridvan Krasniqit, të cilës tokën ia kishte dhënë […]

Pse i bërtet Shukri Quni kolegut Xhavit Ukaj në Kuvend (Video)

Kuvendari i LDK-së, Xhavit Ukaj, gjithashtu ka debatuar edhe me drejtorë të ekzekutivit komunal në seancën e sotme të Kuvendit të Prizrenit. Ai përderisa debatonte nga ulësja, fjalën e mori kuvendari i Nisma Socialdemokrate, Shukri Quni, i cili u mundua diçka të thotë, por ai nuk dëgjohej nga debati që bëhej nga kuvendari, Ukaj. Shukri […]

Policia e Prizrenit dhe Kukësit diskutojnë për lehtësimin e procedurave të kontrollit për turistë

Në kuadër të bashkëpunimit dhe parandalimit të krimit në nivel rajonal, sot në Morinë, Republika e Shqipërisë, është zhvilluar një takim ndërmjet drejtorit rajonal të Prizrenit kolonel Faton Alija, dhe drejtorit rajonal të Kukësit Zef Laskaj. Sipas njoftimit, takimi kishte karakter bashkëpunues në disa fusha, e në veçanti shkëmbimi i informacioneve për disa nga rastet […]

Zyrtari i KDI-së i vlerëson si të paaftë njerëzit e politikës në Prizren

Zyrtari i KDI-së në Prizren, Naim Cahanaj, ka komentuar zhvillimet e sotme gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Prizrenit, në të cilën pati përplasje e polemika mes kuvendarëve, e madje edhe kryetarit Hakuka, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në një postim në profilin e tij në “facebok” ai, ka shkruar: “Me ketë nivel të përfaqësimit në […]

Baldedaj: Me Haskukën do të shihemi në gjyq

Ish-drejtori për Administratë komunale në Prizren, Ilir Baldedaj ka thënë se do të shihet në gjyq me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke paralajmëruar padi ndaj tij, për siç ka thënë shantazhin që po ia bën nëpër medie, për shkak të opozitarizmit,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Baldedaj që aktualisht është kuvendar i AAK-së në opozitë, […]

Paraburgim për sulm fizik ndaj bashkëshortes, të dyshuarit nga Zojzi i Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka lënë në paraburgim për 20 ditë B.K. nga fshati Zojz i Prizrenit, për shkak të akuzës për lëndime trupore të bashkëshortes. Në arsyetimin e vendimit, thuhet se i dyshuari me 16.07.2019, rreth orës 08:40 minuta, në fshatin Zojz, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i shkakton lëndime të […]

Përplasje të asamblistëve me kryetarin Haskuka në Kuvendin e Prizrenit (VIDEO)

Mbledhja e sotme e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit po karakterizohet me përplasje e polemika e shumta në mes të anëtarëve të Kuvendit, e madje edhe në mes tyre dhe kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka. Në këtë mes janë edhe vet anëtarë të Kuvendit nga radhët e partive në koalicion, të cilët janë përfshirë në […]

Paraburgim “hajdutit” që vodhi në një kompani të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale A.D. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në arsyetimin e aktvendimit, thuhet se i dyshuari […]