05-05-2024

Prizren

Vrasja që tronditi Prizrenin, sot shpallet aktgjykimi

Gjykata Themelore e Prizrenit sot do të shpallë aktgjykimin në rastin e Eshref dhe Ejup Shemollarit, babë e bir, të akuzuar për vrasjen e trefishtë që 4 vjet më parë tronditi Prizrenin. Ata po rigjykohen lidhur me vrasjen e Ferdi Shishkos, Haki Thaçit dhe Belgin Ersoyt, e cila ka ndodhur më 8 mars 2015. Në […]

Gratë deputete do të shkëmbejnë përvojat me asamblistet prizrenase

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA, sot mban takim në Prizren. Me këtë rast do të bëhet shkëmbimi i përvojave në mes nivelit qendror dhe atij  lokal. Takimi mbahet në ndërtesën e Komunës së Prizrenit (salla e mbledhjeve) nga ora 11:00./ GazetaePrizrenit.net

Prizren, arrestohen kërcënuesit e dehur (VIDEO)

Në Prizren disa policë ishin në rrezik pasi u përballën  me disa persona të armatosur e të dehur që po e prishnin rendin në një restoran. Me ndihmën e qytetarëve situata u vu nën kontroll, ndërsa të dyshuarit u dërguan në ndalim policor, raporton Klankosova

Vetëm katër të porsalindur në Prizren

Në maternitetin e qendrës spitalore “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar vetëm katër raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 3 meshkuj 1 femër Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është numri më i vogël i lindjeve, krahasuar me ditët paraprake. Sa i përket gjinisë, ajo që bie në sy është numri më i madh i […]

Shumica e shkollave të Prizrenit në pushim pranveror

Shumica e shkollave të komunës së Prizrenit, sikur edhe ato të Kosovës nga sot janë në pushim pranveror, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kjo është bërë e ditur në bazë të deklarimeve që i kanë bërë kryetarët e niveleve komunale të sindikatës gjatë mbledhjes së SBASHK-ut. Sipas deklarimeve njoftohet se vetëm në komunën e Gjakovës dhe të Obiliqit […]

Sot bëhet varrimi i 23-vjeçarit nga Hasi që humbi jetën në aksident

Sot, pasdite në orën 15:00, në varrezat e fshatit Lagja Shehut  (Demjan) të Hasit do të bëhet varrimi i 23-vjeçarit, Beslind H. Krasniqi, që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë afër fshatit Celinë, në magjistralen Prizrenin-Gjakovë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në aksidentin fatal mbrëmë rreth orës 21:00, janë lënduar edhe katër persona të cilët janë dërguar […]

Të dehurit pengojnë policët, arrestohen

Dy të dyshuar janë arrestuar (K/Shqiptarë), për armëmbajtje pa leje dhe pengim të policisë në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë, Rasti ka ndodhur pak pas mesnatës. “Të dyshuarit nën ndikim të alkoolit, duke ekspozuar armën-pistoletë, kanë kanosur verbalisht zyrtarët policorë duke i penguar në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raportin për rastin. Arma me […]

Ylfete Fanaj nga Prizreni sërish rizgjidhet deputete në Parlamentin Kantonal të Lucernit

“Jam shumë e gëzuar: me 6908 vota të fituara, kam arritur rezultatin më të lartë në qytetin e Lucernit dhe jam rizgjedhur (në Parlamentin e Kantonit). Kemi 3 vende më shumë (si parti SP) dhe të katër të zgjedhurit rishtas, janë femra. Gëzuar!”. Këtë postim e ka bërë Ylfete Fanaj në Facebook, e cila fiton […]

Getoar Besimi zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në “Ortakoll” të Prizrenit

Në kuadër të procesit zgjedhor, PDK në Prizren, mbajti Kuvendin zgjedhor 28 Nëntori” në  lagjen Ortakoll të Prizrenit, ndërsa për kryetar zgjodhi Getoar Besimin, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. “Falë mbështetjes së madhe dhe të pakontestueshme nga ana e delegatëve, sot jam zgjedhur me unanimitet të plotë, kryetar i nëndegës 28 Nëntori. Dua t’i falenderoj të gjithë për […]

Gjatë kësaj jave më shumë të porsalindur në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 41 banorë. Krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” këtë javë kanë lindur gjashtë foshnja më shumë, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”. Mbështetur në shënimet e maternitetit del se këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, […]