05-05-2024

Prizren

Ministria premton ta nisë së shpejti riparimin e rrugës së Hasit, Gjonaj-Bishtazhin

Ministria për Infrastrukturë  dhe Transport (MIT) ka njoftuar se së shpejti pritet të nisë riparimi i rrugës rajonale Gjonaj-Bishtrazhin, që lidh fshatrat e Hasit të Prizrenit dhe Gjakovës, që është deformuar tërësisht, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Publikimit i stories rreth gjendjes së kësaj rruge nga portali “Gazeta e Prizrenit”, gjatë javës që po lëmë pas ka […]

LDK në Prizren sot shënon 29-vjetorin e themelimit

Dega e LDK-së në Prizren, sot shënon 29-vjetorin e themelimit të saj, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Për këtë do ta mbahet një manifestim rasti, që do të organizohet në orën 12:00, në hotel “Theranda”. Në manifestim pritet të marrin pjesë edhe drejtues të  lartë të këtij subjekti në Prishtinë. LDK në Prizren, ka qenë në opozitë dhe […]

Moti sot

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot kryesisht stabil atmosferik, me diell dhe i nxehtë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”. /GazetaePrizrenit.net/

Digjet një restorant në Prevallë

Një restorant i njohur në Prevallë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zyrtari për media i Policisë për Prizren, Vesel Gashi, konfirmoi për “GazetaePrizrenit.net” se bëhet fjalë për restaurantin ‘Te Syla’. “Njësitet e zjarrfikësve gjenden në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet policore, po ashtu edhe një ekip të KEDS-it. Nuk raportohet për […]

Ja kur planifikon mbajtjen e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit PDK në Prizren

PDK në Prizren tashmë ndodhet në prag të përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor, prej të cilit pritet të dalë edhe kryetari i ri i degës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. PDK është partia më e madhe politike në Prizren, ndonëse pas zgjedhjeve të vitit 2017 mbeti në opozitë. Ky subjekt ka numrin më të madh të anëtarëve […]

Duda Balje i përvishet punës – shtron kubëzat me bashkëvendësit e saj(Foto)

Deputetja Duda Balje në fundjavë ka vendosur të bëjë një punë më ndryshe se zakonisht. Ajo ka shkuar në fshatrat e komunitet boshnjak në Prizren për t’iu ndihmuar në shtrimin e kubëzave bashkëvendësve të saj, njofton Klan Kosova. E veshur në sportive, deputetja boshnjake nuk hezitoi që t’i vendosë dorezat dhe t’ia fillojë punës. “E […]

PDK zgjedh kryetarin e degës në Has të Prizrenit

Kuvendi zgjedhor i degës në Has të Prizrenit, zgjodhi edhe Këshillin drejtues prej 40 anëtarësh dhe delegatët për Konventën qendrore. Me shumicë të votave të delegatëve kryetar i degës në Has të Prizrenit u zgjodh Adem Morina. Të pranishmit fillimisht i përshëndeti kryetari i deritashëm i degës, Nezir Çoçaj, i cili prezantoi të arriturat e […]

Ariu mbyt disa dele dhe dëmton koshere bletësh në Prizren (FOTO)

Pronari i deleve Ramell Demiri nga fshati  Pouskë e Prizrenit ka pësuar një dëm mëngjesin e sotëm. Dëme po ashtu ka pësuar edhe pronari i bletëve, Tusun Krasniqi nga lagja “Tusus” e qytetit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Behët  fjalë për 28 copë dele dhe mbi 5 koshere me bletë. Ata i kanë deklaruar policisë se këto dëme […]

Intensifikohen punimet në rrjetin e ujësjellësit në lagjet “2 Korriku” e “11 Marsi” të Prizrenit

Në disa rrugë të lagjeve “2 Korriku” e “11 Marsi” pas kryerjes së punimeve për vendosjen e gypave të ri të ujësjellësit, kanë mbetur gropa të shumta, ndërkohë që rrugët nuk janë riparuar. Pos pluhurit, një situatë e tillë ka vështirësuar edhe lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve, sidomos gjatë natës dhe kohës me shi, […]

A do të rikandidojë për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren, Dr. Haxhi Avdyli?

Kryetari aktual i degës së LDK-së në Prizren, njëherësh deputeti Haxhi Avdyli ka deklaruar se nuk do të rikandidoj për kryetar dege në Prizren, post për të cilin tashmë po pretendojnë edhe dy deputetë të tjerë. “Arsyet janë të shumta si politike e personale, por do jem aktiv edhe më tutje në LDK si tani […]