19-05-2024

Moti për pesë ditë, ja kur pritet të ketë shi

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit në pesë ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, të cilat të hënën dhe të martën do të mundësojnë mot jostabil dhe vende-vende me reshje të izoluara shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 30-33 gr.C.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11 m/s. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.