19-05-2024

Çfarë pritet të ndodhë sot në rajonin e Prizrenit?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora 08:30
Mbahet mbledhje a e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës.(Ndërtesa e Komunës).

Ora 10:00
Nis punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga shkencat e natyrës dhe teknologjia, shkencat e jetës dhe teknologjia dhe nga shkencat inxhinierike dhe teknologjia. (Amfiteatri i madh në UPZ, Prizren).

Ora 12:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mban konferencë për media lidhur me rastin e drejtorit të Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa (“Shtëpia e Bardhë”).

Ora 14:00
Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Dragashit, ku do të përurojë fillimin e punimeve për realizimin e projektit që financon MMPH. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.