19-05-2024

Prizren

”Maja e Vërtopit” në Prizren emërtohet me emrin e gjeneralit gjerman Von Korf.

Kuvendi Komunal i Prizrenit, sot vendosi që vendi i quajtur ”Maja e Vërtopit ”, të emërtohet me emrin e gjeneralit gjerman Fritz Von Korf, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kjo pikë është diskutuar krejt në fund të mbledhjes, me propozim të shoqatës së bjeshkatarëve dhe të KFOR-it. Pro këtij vendimi ka votuar shumica e 27 asambleistëve sa ishin […]

Zgjedhen tre ushtruesit e detyrës së prorektorëve në UPZ-së

Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ka zgjedhur tre ushtruesit e detyrës së prorektorëve, në bazë të propozimit të u.d. Rektorit, Prof.Dr. Ismet Temaj, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në njoftim, thuhet se pas konsultimit të Senatit. Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina u zgjodh u.d. Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Asoc. […]

Prizren: Promovohet libri kushtuar nënës i gjeneralit shqiptar Kudusi Lama

Përfaqësues të institucioneve të ndryshme, miq e bashkëpunëtorë të autorit, sot në Prizren morën pjesë në promovimin e librit monografik “Nëna ime, Mihane Lama”, të gjeneralit shqiptar, Kudusi Lama, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Para të pranishmëve në kompleksin “Europa”, albanalogu nga Tirana, Emil Lafe ndër të tjera tha se ky libër meriton vlerësime  të larta, sepse sakrifica […]

Haskuka: Komuna ka kërkuar të ndalet procesi i privatizimit për pronat komunale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, tha se Komuna ka kërkuar që të ndalet procesi i privatizimit për disa prona komunale, përfshirë këtu edhe ish-ndërtesën e Bankosit,  ku ndodhet administrata komunale, për të cilën rezulton se Komuna e Prizrenit ia ka borxh AKP-së rreth 15 milion euro, […]

Behar Begaj: Pse shtëpia e Kulturës në Zhur është ende e pashfrytëzueshme

Sot në mbledhja e rregullt  të  Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Kuvendari i LDK-së Behar Begaj, ka shtruar disa pyetje për Drejtorin e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Ehat Oreshka. Pse ,shtëpia e Kulturës në Zhur është ende e  pashfrytëzueshme. Ai theksoi se kishte  kërkuar ekspertizë statike të objektit të shtëpisë së Kulturës në Zhur dhe […]

Kuvendari Skënder Sallauka kërkon zgjidhje për shtëpinë që ka bllokuar transitin e ri

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit, asamblisti Skënder Sallauka nga PDK, ka ngritur çështjen e shtëpisë që ka bllokuar rrugën e transitit të ri të Prizrenit, duke kërkuar ndërhyrje institucionale për zgjidhjen e këtij problemi, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. “Çka është bërë me shtëpinë te transiti. Nëse presim që krejt kjo të shkojë përmes […]

Kuvendari Hoxhaj kërkon më shumë sinjalistikë tek shkollat

Anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga LDK, Petrit Hoxha në mbledhjen e sotme ka kërkuar nga Drejtoria për Shërbime Publike, shtrirjen e sinjalistikës në afërsi të shkollave, sidomos me këto nënvizimet e vendkalimeve me ngjyra për këmbësorë. “Ajo që është bërë te gjimnazi, duhet të aplikohet tek të gjitha shkollat dhe kjo për të […]

Krasniqi e cilëson Haskukën si të dështuar

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Simir Kransiqi, shef i grupit të asamblistëve të PDK-së, ka kritikuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për siç ka thënë lavdërim kot sa i përket rritjes së të hyrave vetanake, duke thënë se këto nuk janë të vërteta. Ai ka pyetur se sa do të jetë […]

Gjysma e lindjeve në Prizren me prerje cezariane

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 11. 5 meshkuj 6 femra 6 lindje cezariane (me operacion). Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi janë rastet e lindjeve me prerje cezariane, ku më tepër se gjysma […]

Prizreni me ekip analizues të gjendjes së llogarive të arkëtueshme

Komuna e Prizrenit ka iniciuar veprimet për krijimin e një ekipi që do të analizojë gjendjen ekzistuese të llogarive të arkëtueshme. Detyrë e këtij ekipi, sipas zyrtarëve komunalë, do të jetë verifikimi i llogarive të arkëtueshme, përpilimi i një raporti të hollësishëm dhe ofrimi i rekomandimeve për lidershipin komunal për adresimin e problemeve në këtë […]