19-04-2024

Prizren

Prizren, plot duhanpirës në oborrin e shkollës (video)

Ka shumë të rinj që pinë cigare, madje edhe në oborrin e shkollës. Veçse për këtë dukuri po akuzohen edhe mësimdhënësit. Drejtori i Arsimit në komunën e Prizrenit, Skënder Susuri i tha Klan Kosovës se së shpejti bashkë me kryetarin Mytaher Haskuka do të takohen me drejtorët e shkollave që ta gjejnë një zgjidhje për […]

Mbi 300 persona ushqehen gratis në Prizren

Mbi 300 persona të cilët jetojnë në kushte të rënda sociale në Prizren ushqehen nga Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, shefi i partisë së tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, janë pritur sot nga kryetari i shoqatës, […]

Arrestohet prizrenasi që rrahu një grua nga Shqipëria

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në lokal ka sulmuar fizikisht dhe e ka rrahur një grua, shtetase nga Shqipëria. Policia e Kosovës njofton se viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku edhe pas tretmanit është liruar. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është […]

Baldedaj: Komuna e Prizrenit ka blerë një fidan të blirit për 141 euro

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK)N të Prizrenit nga radhët e AAK-së në opozitë, Ilir Baldedaj ka denoncuar komunën e Prizrenit, duke thënë se një fidan të blirit e ka blerë për 141 euro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ai madje ka deklaruar se me këto veprime duhet të merren edhe organet e drejtësisë.  Baldedaj për këtë e ka […]

Prizren: Shpallet i pafajshëm i akuzuari për vjedhjen e pakove me “orbita”

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për vjedhjen e pakove me çamçakëz, të llojit “orbit” në vlerë 700 euro, Menderes Kadri. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Refki Piraj, nuk kishte prova të mjaftueshme të cilat provonin se i akuzuari Kadri, ka kryer veprën penale me të cilën […]

Gjysma e lindjeve me operacion në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 10. 4 meshkuj 6 femra 5  lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është se edhe më tej vazhdon numri i madh i lindjeve me prerje cezariane. […]

UPZ: Kundërkorrupsioni gjen shkelje në tenderin për laptopë e celularë në universitetin “Ukshin Hoti”

Agjencia Kundër Korrupsionit ka kërkuar nga universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren që t’i evitojë shkeljet e evidentuara në aktivitetin e prokurimit për furnizim me disa kompjuterë (laptopë) dhe telefona të mençur. Përmes opinionit të shprehur, kjo agjenci ka pohuar se në këtë aktivitet të prokurimit ka kërkesa nga autoriteti kontraktues që nuk janë në pajtim […]

Prizren: Vitin e ardhshëm parashihet funksionalizimi i kamerave të sigurisë

Në kontekstin e rritjes së nivelit të sigurisë, nga fillimi i vitit të ardhshëm parashihet funksionalizimi i kamerave ekzistuese të sigurisë në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kështu është premtuar gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të drejtuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Funksionalizmin e kamerave do ta bëjë […]

Paraburgim për blerje e shitje të narkotikëve në Prizren

Departamenti i Krimeve të Rënda, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit me iniciale A.G, nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Në arsyetim, thuhet se […]

“Vjedhja” e programit përplas Partinë Konservatore dhe Lëvizjen për Drejtësi

Partia Konservatore dhe Lëvizja për Drejtësi përplasen për vjedhje të programit.  Në fakt të dy drejtuesit e këtyre partive janë nga Prizreni dhe jo shumë larg kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt. Duket jo e zakonshme, mirëpo dy parti kosovare po përplasen rreth programit. Mirëpo, përplasja nuk po ndodhë rreth specifikave në programet e tyre, mirëpo […]