02-05-2024

Prizren

Kryeziu: E kam ofruar dorëheqjen time pas aferës “Pronto”

Nijazi Kryeziu, këshilltar politik i kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili është një nga 11 të akuzuarit për aferën “Pronto”, ka thënë se ka ofruar dorëheqje menjëherë pasi është ngritur aktakuza. Pas mbajtjes së seancës gjyqësore, në emisionin Frontal të Televizionit 7, Kryeziu ka folur rreth aferën “Pronto”. Kryeziu thotë se ka qenë në Shqipëri kur ka marrë […]

Vodhi dhe sulmoi një femër, detyrohet të paraqitet në Stacionin Policor, i pandehuri nga Llaposhniku i Drenasit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurit me iniciale Sh.Th. nga Llaposhniku-Komuna e Drenasit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka […]

Thasë me bukë hidhen në oborrin e një banese në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit (foto)

Një person i pandërgjegjshëm, mëngjesin e sotëm ka hedhur disa thasë me bukë, në oborrin e banesës, në rrugën Ali Hadri, banesa Llamella B/2, qw ndodhet përballë shkollës fillore në lagjen “Ortakoll”. Pasi janë shqetësuar nga ky gjest i pahijshëm, jo vetëm për shkak të papastërtisë, por edhe pranisë së qenve, të cilët rrezikojnë fëmijët, […]

Sot në Prizren mbahet konferenca “Kënga qytetare në trojet etnike”

Në kuadër të festivalit dyditor “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”, që nisi të mërkurën në mbrëmje në këtë qytet, sot pasdite do të  mbahet Konferenca me temën  “Kënga qytetare në trojet etnike”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në konferencë do të ligjërojnë njohës të muzikës qytetare,  përfshirë edhe ata nga trojet shqiptare. Konferenca do tw mbahet në […]

14 të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 14. 6  meshkuj 8  femra 5  lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është rritja e numrit të lindjeve,  për dallim nga disa ditë të fundit […]

Arrestohen të dyshuarit që ia grabitën çantën një gruaje, që pësoi edhe lëndime

Dy persona janë arrestuar nga policia si të dyshuar për vjedhjen e çantës së një gruaje, të cilën edhe e kishin lënduar, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Policia rajonale në Prizren ka njoftuar se më 14 nëntor, rreth orës 12:30 në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe njëherësh të arrestohen […]

Fjala përfundimtare në gjykimin për keqpërdorim të mjeteve në manifestimin për dëshmorin

Në Gjykatën e Prizrenit sot pritet të jepet fjala përfundimtare në gjykimin e ish-drejtorit të Arsimit të Komunës së Prizrenit, Nexhat Çoçaj, i akuzuar për keqpërdorim të mjeteve gjatë manifestimit për dëshmorin Remzi Ademaj, shkruan kallxo.com. Pos Çoçajt, në këtë rast të akuzuar janë edhe Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku. Ata akuzohen nga Prokuroria Themelore […]

Nga sot pajisjet dimërore të obligueshme

Edhe pse moti duket i mirë, sipas sezonit që llogaritet si dimëror, duke nisur nga sot fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në periudhën në vijim priten temperatura nën zero, posaçërisht në orët […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 16:30 Në kuadër të festivalit “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”, mbahet Konferenca me temën  “Kënga qytetare në trojet etnike”, që organizohet në lokalet e SHKA “Agimi”, Prizren. Ora 19:30 Në Shtëpinë e Kulturës vazhdon nata e dytë dhe e fundit e festivalit “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”. […]

Nis festivali “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”

Mbrëmjen e të mërkurës, nisi festivali dyditor “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”, të cilin në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” me një paraqitje para shumë adhuruesve të kësaj kënge, e hapi SHKA “Agimi” nga ky qytet, transmeton ”GazetaePrizrenit.net”. Tetë ansamble nga viset shqiptare janë pjesë e festivalit i cili mbahet për herë të parë […]