17-05-2024

Prizren

Bastisje në shtëpinë e Burdushi (foto-video)

Policia dhe Prokuroria në këto çaste gjenden në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula, shkruan Express. Gazeta Express ka siguruar pamjet nga shtëpia e Burdushit, ku shihet ekipi policor që ia ka bastisur shtëpinë atij sot në mëngjes. Aty […]

Tetë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 8. 6 meshkuj 2 femra 3 lindje me operacion. /GazetaePrizrenit.net

Vjedhjet në Has, për policinë rastet nuk përbëjnë shqetësim

Derisa banorë të fshatrave të Hasit janë ankuar për shtimin e rasteve të vjedhjeve në këtë pjesë, zyrtarët policor në Prizren rastet e tilla nuk i kanë vlerësuar si shumë shqetësuese, duke thënë se tashmë janë kapur disa persona të dyshuar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kohët e fundit është raportuar për raste të shtuara të vjedhjeve në […]

Selim Krasniqi dekorohet me Medaljen Presidenciale

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Prizrenit, Selim Krasniqi. “Kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Prizrenit, Selim Krasniqin, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Selimi është një prej luftëtarëve të grupeve të para të Ushtrisë […]

Çfarë thotë Nijazi Kryeziu për zgjedhjet dhe luftën brenda PDK-së

Njazi Kryeziu, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka folur në emisionin Frontal për zgjedhjet brenda PDK’së dhe luftën brenda këtij subjekti politik. Ai ka thënë se në PDK ka element të cilët në forma të ndryshme luftojnë një pjesë të PDK’së të cilët kanë me angazhimin e tyre e kanë sjellë këtë parti […]

Gjykimi për mashtrimin e 489 prizrenasve, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

Pas leximit të aktakuzës, të akuzuarit për mashtrimin e 489 qytetarëve prizrenas, Flamur Hoxha, Besim Rexhaj dhe Veprim Rexhepi, janë deklaruar të pafajshëm rreth aktakuzës që i vihet në barrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në seancën e sotme fillestare, avokatët Bashkim Nevzati, Miftar Qelaj dhe Pjetër Përgjoka, deklaruan se nuk kanë pranuar në tërësi […]

Gjimnazistët e “Gjon Buzuk-ut” demonstrojnë shkathtësitë në lëndët shkencore (foto)

Njohuritë e fituara në lëndët shkencore dhe talentin e tyre nga fushat përkatëse, nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku”, sot i kanë demonstruar në një ekspozim para profesorëve dhe nxënësve të kësaj shkolle, duke treguar përkushtimin për dije, shkathtësi dhe kreativitet, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Me nismën e Këshillit të nxënësve të shkollës është mbajtur Panairi shkencor, në […]

Prokurori: Paratë për javën e dëshmorit, Nexhat Çoçaj i barti në llogarinë personale

Gjykimit maratonik ndaj Nexhat Çoçajt, Bekim Thaçit e Bedri Çejku, të akuzuar për keqpërdorim të mjeteve të ndara për manifestimin “Java e dëshmorit Remzi Ademaj”, po i afrohet fundi. Në seancën e sotme në Gjykatën e Prizrenit është dhënë fjala përfundimtare. Për shkak të parashkrimit absolut të veprës penale, prokurori i çështjes në fjalën përfundimtare […]

Kryeziu: E kam ofruar dorëheqjen time pas aferës “Pronto”

Nijazi Kryeziu, këshilltar politik i kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili është një nga 11 të akuzuarit për aferën “Pronto”, ka thënë se ka ofruar dorëheqje menjëherë pasi është ngritur aktakuza. Pas mbajtjes së seancës gjyqësore, në emisionin Frontal të Televizionit 7, Kryeziu ka folur rreth aferën “Pronto”. Kryeziu thotë se ka qenë në Shqipëri kur ka marrë […]

Vodhi dhe sulmoi një femër, detyrohet të paraqitet në Stacionin Policor, i pandehuri nga Llaposhniku i Drenasit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurit me iniciale Sh.Th. nga Llaposhniku-Komuna e Drenasit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka […]