08-05-2024

Gjendet vetura e vjedhur në Korishë të Prizrenit

Policia e Kosovës ka arritur të gjejë veturën e vjedhur në Korishë të Prizrenit.

Vetura e tipit “Toyota Chrysler”, me targa vendore ishte vjedhur në oborrin e shtëpisë së viktimës.

Pas pranimit të informacionit nga ana e të dëmtuarit, policia ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme dhe pas një pune intensive, është gjetur në një rrugë lokale të fshatit Korishë, njofton Policia e Kosovës në Prizren përcjellë Klan Kosova.

Policia po ndërmerr gjitha veprimet për të identifikuar dhe arrestuar kryesit e mundshëm të kësaj vepre.

Asnjë koment

Comments are closed.