17-09-2025

Prizren

Dy mijë euro gjobë kompanisë ku vdiq 17 vjeçari nga Lubizhda e Prizrenit

Muajin qershor të këtij viti familja Alija nga Lubizhda e Prizrenit e përmbylli si mos më keq. 30 qershori i vitit 2018 ishte dita më e rëndë për këtë familje, pasi djalin që nisën në mëngjes për në punë, nuk e pritën për tu kthyer si edhe 10 ditët paraprake. Seldini, vetëm 17 vjeç nuk […]

Seancë gjyqësore për fatin e pasurisë së sekuestruar të “Burdushit” në vlerë 2.6 milion euro

Gjykata Themelore (GTH) në Prizren, për këtë javë ka caktuar seancën gjyqësore, në të cilën parashihet të vendoset rreth fatit të aseteve të sekuestruara të Hysri Peqanit, i njohur si mjeku popullor “Burdushi” që kap vlerën rreth 2.6 milionë euro, ndërsa mësohet se ai ka angazhuar për avokat, Tomë Gashin, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Burdushi vazhdon të […]

Komuna s’ka pronë adekuate për ndërtesën e re të Gjykatës së Prizrenit

Drejtuesit e Gjykatës Themelore të Prizrenit kanë bërë të ditur se kërkesat e dërguara në Komunë të Prizrenit për sigurimin e një lokacioni të përshtatshëm për ndërtimin e godinës së re të organit të drejtësisë kanë rezultuar të pasuksesshme, shkruan sot Koha Ditore. Ata kanë shprehur qëndrimin se është obligim i administratës komunale që të […]

Dr. Xhevat Elezkurtaj caktohet u.d i drejtorit të QKMF-së në Prizren

Ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren është emëruar dr. Xhevat Elezkurtaj, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Këtë e ka konfirmuar për portalin, Lis Dorambari, zëdhënës i Komunës së Prizrenit, sipas të cilit Elezkurtaj këtë detyrë do ta ushtrojë për tre muaj, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri. Ish-drejtori i QKMF-së, […]

Prizren: Arrestohet i dehuri që kanosi djemtë e tij

Një person është arrestuar në Prizren, pasi në gjendje të dehur ka kanosur me thikë djemtë e tij, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në raportin policor, thuhet se rasti ka ndodhur dje, por nuk jepen hollësi të tjera. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/

Lexuesit ia tregojnë Haskukës gjendjen e vështirë nëpër disa rrugë, por fshihen disa nga komentet

Lexuesit përmes komenteve, në disa raste ia kanë përkujtuar kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,  gjendjen jo të mirë nëpër disa rrugë të Prizrenit dhe fshatrave, teksa kryetari ka publikuar pamje gjatë një inspektimi të rrugëve mbrëmjen e kaluar, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Më pas, kanë pasur komentet e lexuesve, disa prej të cilëve ia […]

Vetura rrëshqet nga rruga në lagjen “Dardania” (foto)

Një veturë ka rrëshqitur dhe si pasojë është përplasur afër banesave sociale në lagjen “Dardania” (ish-Dardania) në Prizren. Në një foto të dërguar në adresë të portalit, thuhet se vetura ka tabela të jashtme, ndërsa rasti ka ndodhur pasi në rrugën “Gjin Muzaka” ka ngrica./GazetaePrizrenit.net

Shtatë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve shtatë. Sa i përket gjinisë janë 4 djem dhe 3 vajza./GazetaePrizrenit.net/

Haskuka akuzon Gjykatën për mosprocedim të padive të Inspektoratit

Lidershipi i Komunës së Prizrenit sërish ka shprehur pakënaqësinë me efikasitetin e Gjykatës Themelore të Prizrenit në trajtimin e lëndëve të dërguara nga Inspektorati komunal. Ekzekutivi lokal ka shprehur qëndrimin se 80 për qind të këtyre rasteve nuk procedohen nga gjyqësori, gjë që sipas autoriteteve komunale shkakton problem në aspektin e zbatimit të ligjit. Por […]

Prizreni do të ndërtojë 45 shtëpi për skamnorët

Komuna e Prizrenit në vitin 2019 e ka paraparë ta fillojë duke i dalur në ndihmë familjeve skamnore. Kjo komunë përveç që do të ndërtojë shtëpi për këto familje, këtë vit për herë të parë do të fillojë edhe me renovimin e tyre nëse janë të dëmtuara nga vjetërsia. E kjo është bërë në bazë […]