02-05-2024

Prizren

Projektet kapitale, peng i pronave komunale në Prizren

Mungesa e pronave po e sfidon Komunën e Prizrenit në realizimin e disa projekteve kapitale. Sipas drejtuesve të pushtetit lokal në Prizren, janë disa investime kapitale të planifikuara me ministritë e Qeverisë së Kosovës, por edhe me donatorët ndërkombëtarë, për të cilat duhet gjetur lokacione ndërtimi, pasi që pronat që i ka aktualisht Komuna janë […]

Nijazi Kryeziu ironizon deputetin Rexhep Selimi për foton në shoqëri të Abrashit

Sekretari i PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu ka ironizuar ndaj një fotoje, të publikuar në “facebook” nga deputeti Rexhep Selimi i Vetëvendosjes, e të përcjellë edhe në media, ku Selimi shihet në fotografi me kryesusin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, një ditë pas incidentit në mbledhjen e KK-së, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. “Sa poshtë ka […]

Haskuka kritikon partitë politike për shfrytëzim të pronës komunale, ndërsa Baldedaj i reagon

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka deklaruar se partitë politike në Prizren, për zyrat e tyre i kanë shfrytëzuar lokalet e komunës, ndërsa kanë shkaktuar humbje nga të hyrat vetanake të Komunës, në vlerë rreth 200 mijë euro në vit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ndaj një postimi të tillë të kryetarit, ndërkaq ka reaguar shefi […]

Komuna e Prizrenit për dreka zyrtare shpenzoi mbi 17 mijë euro

Në raportin zyrtar të shpenzimeve të publikuara në ueb-faqen e Komunës së Prizrenit vlera e përgjithshme e shpenzimeve komunale gjatë kësaj periudhe është 11,603,412.19 euro nga 45,090,516.00 euro sa është buxheti i planifikuar i Komunës për vitin 2018. Komuna e Prizrenit ka shpenzuar 149,921.40 euro për udhëtime brenda vendit, për jashtë vendit 7,117.33 euro, kurse […]

Pas përplasjes VV-PDK, Rexhep Selimi shfaqet në Prizren

Asambleisti i PDK-së në Prizren, Bardh Avdaj, është përplasur e kryesuesin e Kuvendit Komunal, Artan Abrashin, duke e hedhur një shishe ujë në drejtim të tij. E për këtë gjest, Avdaj ishte arsyetuar duke thënë se Abrashi nuk ja kishte dhënë fjalën kur e kishte kërkuar, prandaj kishte vepruar kështu. Por, pas gjithë kësaj situate, […]

Prizren: Çuni kërkon rikthimin e emblemës së Komunës

Anëtari i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Shukri Çuni ka kërkuar rikthimin e emblemës së dikurshme të Komunës së Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Ai në seancën e fundit të KK-së, ka thënë se duhet që emblemës, në rrethin e saj ku ndodhet shtëpia e “Lidhjes Shqiptare”, t’i kthehet edhe viti 1878,  që është hequr disa […]

Prizreni mirëpret mërgimtarët me gatime tradicionale dhe sofrën e shtruar (foto)

Një ekspozim i prodhimeve tradicionale prizrenase, shtruarja e sofrës dhe koncerti i shfaqur për mërgimtarët, mbrëmjen  e sotme,  shënoi aktivitetin “Sofra e gurbetqarëve”, të organizuar buzë lumit, në pjesën e quajtur “Kej”, në qendrën e Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Aktiviteti mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa kanë performuar shoqëri artistike që veprojnë në komunën […]

Baldedaj: A po luan Drejtoria e Arsimit me dinjitetin e profesorëve dhe nxënësve në rastin e rivlerësimit?

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e AAK-së, Ilir Baldedaj në mbledhjen e sotme të KK-së, derisa falënderoi kryetarin, Mytaher Haskuka për anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave e ka cilësuar konkursin si “çështje të pazarit”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ai ka shtruar pyetjen se përse vitet e kaluara procedura për rekrutimin  e […]

Hoxhaj pyet nëse mysafirët në “Dokufest” do të priten me “tarabuke” në “shatërvan”?

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e LDK-së,  Petrit Hoxhaj, në mbledhjen e sotme të KK-së, në formë ironizuese me gjendjen në qendrën e Prizrenit, ka pyetur zyrtarët e këtushëm se me çfarë do të priten mysafirët gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit “Dokufest”, që nis me 3 gusht, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. “Çfarë hapa […]

Flet asamblisti Avdaj, që hodhi shishe drejt kryesuesit të Kuvendit

Ka eskaluar sot situata në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ku pas një tollovie të krijuar, asamblisti i PDK-së, Bardh Avdaj, ka gjuajtur me shishe të ujit në drejtim të kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashit. Nëpërmjet videove të shprëndara nga mediat lokale atje, shihet moment i eskalimit të situatës. Mirëpo, i kontaktuar nga lajmi.net, Avdaj tha […]