02-05-2024

Prizren

Naftë me çmim më të ultë për bujqit prizrenas

Fermerët e komunës së Prizrenit, do të përfitojnë ulje prej 5 centësh për litër nga çmimi i karburanteve. Marrëveshja e bashkëpunimit në mes kompanisë “Hib Petrol” dhe Komunës së Prizrenit, respektivisht Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parasheh furnizimin me derivate në mbështetje të fermerëve. Në kumtesën e Komunës së Prizrenit, thuhet se marrëveshja ka […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora  10:00 Me rastin e 20 vjetorit të Betejës së Buqes dhe rënies  së Dëshmorëve të kombit nga Prizreni, Nexhat Fanaj, Bamir Memaj dhe Ajdin Ramosaj, do të bëhen homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë. I pranishëm do të jetë edhe kryetari, Mytaher Haskuka me stafin e tij.    

Galeria “VATRA” në Prizren, mbajti “gjallë” jetën kulturore

Me qëllim të krijimit të kushteve dhe hapësirës për prezantimin e krijimtarisë artistike, jo vetëm për autorët prizrenas, por edhe më gjerë, në vitin 1992,  kur  për shkak të rrethanave të njohura aktivitetet kulturore ishin reduktuar,  veprimtari Adnan Abrashi kishte hapur galerinë artistike ,,Vatra” në Prizren, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Adnan Abrashi ka lindur më 1957 […]

Rishpallet konkursi për drejtorë të shkollave të Prizrenit

Rishpallet konkursi për për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave të komunës së Prizrenit. Pas anulimit të bërë nga kryetari Haskuka, të dy konkursve të mëparshme, për të cilat ka njoftuar “GazetaePrizrenit”, Drejtoria komunale e Arsimit ka rinisur procesin nga fillimi. Në konkurs janë  pozitat menaxheriale për  32 shkolla fillore dhe tri të mesme. Kohëzgjatja e […]

Paraburgim prizrenasit për një vrasje në tentativë

Departamenti për Krime të Rënda, pranë  Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.XH. nga Prizreni. Kjo u bë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasje […]

DokuFest: Mbi 260 filma në progam këtë vit

Edicioni i 17-të i festivalit të filmit që mbahet parvjetshëm në Prizren “ DokuFest”, këtë vit do të mbahet në datat 3-11 gusht. Drejtoresha e këtij festivali, Nita Deda, në konferencën e parë për media të këtij edicioni, ka shpalosur informacione rreth programit të festivalit që këtë vit trajton si tematikë “Reflektimin”. “E kemi një […]

Prizren: I akuzuari mohon akuzën për vjedhjen e një  televizori  

I akuzuari për vjedhje të rëndë Hekuran Ademaj, në seancën e së enjtes të mbajtur në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka kundërshtuar aktakuzën e ngritur ndaj tij duke mohuar të ketë kryer veprën penale me të cilën ngarkohet. I akuzuari ka thënë se në kohën kur pretendohet se e ka kryer veprën penale të vjedhjes, […]

Veteranët e luftës kërkojnë zbardhjen e vrasjes së Milit Shehut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar në lidhje me vrasjen e veteranit Milit Shehu, vrasje kjo e ndodhur dje në Krushë të Prizrenit, transmeton Indeksonline. Veteranët kërkojnë nga organet e rendit që të veprojnë që sa më shpejt që ta zbulojnë krimin dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.   “Vrasja e […]

Qentë endacak “pushtojnë” Urën e Gurit në Prizren (foto)

Përpos disa pjesëve të tjera, edhe qendra e Prizrenit, duket se është shndërruar në vatër të qenve endacak, të cilët thuajse janë bërë pjesë e pandashme e saj, përcjell “GazetaePrizrenit.net”. Tashmë, disa herë kemi raportuar se në Prizren, numri  qenve të tillë është shtuar, dhe përkundër paralajmërimit nga zyrtarët për fillimin e trajtimit të tyre […]

Imazhi i Prizrenit si vatër emaniakëve seksualë

Shkruan: Ilir Gashi   Përdhunimet dhe ngacmimet seksuale janë prej krimeve më të poshtra që mund t’i kryej ndonjë njeri. Personalisht jam përkrahës i dënimeve më të ashpra për përdhunesit, dënim me vdekje apo burgim i rënduar i përjetshëm. Po ashtu jam pro edhe dënimeve të rënda edhe për ngacmimet verbale seksuale. Liria e lëvizjes, […]