10-05-2025

Prizren

Bashkimi humb në Prishtinë, mbeten shpresat për titull në Prizren

Klubi  i Bashkimit humbi, para pak çastesh nga Sigal Prishtina me rezultat 88 me 77. Kjo ishte ndeshja e tretë finale të plejofit në IP Superligën e Kosovës në basketboll. Rezultati aktual është në 2 me 1 për Bashkimin, që ka fituar dy ndeshjet e para (në Prishtinë dhe në Prizren). Ndeshja e katërt zhvillohet […]

Varroset oficeri policor prizrenas, Ridvan Kalanderi

Dje, ka ndërruar jetë oficeri policor në Prizren, Ridvan Kalanderi, në moshën 59 vjeçare, duke humbur betejën e tij jetësore nga një sëmundje e rëndë që e kishte kapluar. Ai sot është varrosur me nderime të larta, në fshatin e tij të lindjes, Kosavë të Opojës së Dragashit. I ndjeri Kalanderi me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal […]

Një 16 vjeçare vdes në Prizren, dyshohet se u hodh nga banesa

Një vajzë 16 vjeçare ka vdekur si pasojë e rënies nga një ndërtesë e lartë. Rasti ndodhi rreth orës 00:05 pas mesnatës në rrugën “William Wolker”. Viktima  ka rënë nga një lartësi prej 25 metrash duke pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në përshkrimin e rastit, nga hetimet e para, dyshohet se vajza ka kërcyer nga një dritare, […]

Bashkimi drejt Prishtinës për titullin historik

Djelmoshat e klubit të Bashkimit me optimizëm do të nisen, sot në Prishtinë , në serinë e tretë ndaj ekipit të Sigal Prishtinës,  që luhet prej orës 18:30, në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. “Titullin e festojmë në Prishtinë…”.  Me këtë fjali nis njoftimin zyrtar Bashkimi. Nga Prishtina ata janë të […]

Kërkohet heqja e taksës komunale për bizneset në Prizren

Ekzekutivi i Prizrenit po e harton rregulloren e re për tarifat, ngarkesat dhe gjobat nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale. Ky akt komunal parashihet që të prezantohet para anëtarëve të KK-së gjatë muajit qershor. Mirëpo përfaqësues të zejtarëve dhe afaristëve të Prizrenit kanë kërkuar nga zyrtarët e Ekzekutivit që ta marrin parasysh kërkesën për heqjen e […]

Historianët: Prizreni duhet shpallur Kryeqytet i Shqiptarisë

Historianët  prizrenas,  derisa e kanë mirëpritur përcaktimin me ligj të  Prizrenit si “Kryeqytet historik i Kosovës ”,  vlerësojnë se ky hap duhet t’ia kujtojë  edhe Tiranës,  në mënyrë që Prizreni të shpallet kryeqendër e shqiptarisë, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”.   Prof. Dr. Parim Kosova, përgjegjës  i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare (LSHP), duke kujtuar rolin që […]

Prizren: Shfaqet dokumentari kushtuar regjisores së parë shqiptare,  Xhanfize Keko

Në kino-sallën e qendrës kulturore “Europa” , të Prizrenit sot në mbrëmje u shfaq filmi dokumentar “Koha e pelikules” kushtuar regjisores së parë shqiptare,  Xhanfize Keko. Ajo ndryshe njihet edhe si regjisorja e fëmijëve Regjisorja ikonike Keko,  ka një dekadë që nuk është më mes nesh. Por, Xhanoja, siç e thërrisnin, ka lënë aq shumë, jo […]

Prizren: Qentë endacakë ia mbytën qengjat e pulat një fermeri (video)

Një fermeri në Prizren iu shkaktuan dëme goxha të mëdha nga qentë endacakë të cilët ia mbytën qengjat e pulat. Komuna po e vlerëson rastin, pastaj do të vendosë për të.

Prizren: Zyrtarët arsimor vlerësojnë ecurinë e testit të arritshmërisë

Zyrtarët arsimor në Prizren e vlerësuan si shumë të mirë ecurinë e mbajtjes së testit të arritshmërisë për klasat e nënta, që u mbajt sot në shtatë qendra testimi në Prizren. Drejtori i DKA-së në Prizren, Skënder Susuri ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve dhe angazhimi i  tyre ishte në nivel, sikurse  edhe ai i […]

U varros Kujtim Paçaku

U varros ish-deputeti rom, Kujtim Paçaku.  Në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha”, është mbajtur një akademi komemorative kushtuar jetës dhe veprës së të ndjerit, në të cilën morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë e qytetarë, si dhe disa përfaqësues të institucioneve. Njëri nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Nexhip Menekshe, vlerësoi se Paçaku ka lënë […]