24-02-2025

Malishevë

Shtyhet gjykimi për vjedhjen e një shishe alkooli në Malishevë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar, i paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ndaj të akuzuarit për vjedhje, Armend Gashi. Shkak për dështimin e seancës ka qenë mungesa e të akuzuarit Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykatësi i rastit, Lulzim Paçarizi, tha se në fletëkthesën që i është kthyer […]

Rrahje në Malishevë 

Një person është arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Malishevë Sipas policisë, raportohet se pas një mosmarrëveshje që kishin tre të dyshuar meshkuj (K/shqiptarë) janë përleshur në mes veti, dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. Rasti ka ndodhur dje, ndërsa të implikuarit kanë pranuar tretman mjekësor.  Nuk njoftohet për […]

Malishevë: E pranon fajësinë dënohet drejtori i Bujqësisë

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha, për mos deklarim të pasurisë, është dënuar më gjashtë muaj burgim me kush, si dhe 600 euro gjobë, të mërkurën nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Mirëpo, dënimi me burg ndaj tij nuk do të ekzekutohet, nëse ai […]

Kthehen eshtrat e kosovarit që u zhduk para 27 vjetëve në Bosnje

Rifat Berisha (1945), nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës 27 vite më parë ishte zhdukur diku në Bosnje, gjatë rrugëtimit të tij për në Slloveni. Pas 27 vite të zhdukjes, janë gjetur eshtrat e tij dhe sot janë kthyer në vendlindje, pranë familjes dhe fisit të tij, në Gurbardh, bëhet e ditur përmes një […]

Filloi hapja e 1.5 km rrugë, që lidhë Ngucatin dhe Temeqinën e Malishevës

Në fshatin Ngucat kanë filluar punimet për hapjen e rreth 1.5 km rrugë, ku pjesa më e madhe e kësaj gjatësie është rruga që lidh këtë fshat me fshatin Temeqinë. Kjo lidhje e rrugës ka rëndësi të madhe për banorët e lagjes së “Stolliqve”, pasi rreth 60 fëmijë të tyre vijojnë mësimin në shkollën e […]

Limaj takon strukturat e Nismës në Malishevë

Nisma Socialdemokrate ka mbajte takim me strukturat e saja në Malishevë, e ku i pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj. Ai tha se për të  është gjithmonë kënaqësi me qenë në vendlindjen e tij, e cila e ka mbështetur në vazhdimësi. Limaj tha se sot po nis një etapë e re […]

Rishqyrtimi i vrasjes së vëllezërve Maloku në Malishevë, përplas fizikisht familjarët e viktimave dhe të akuzuarve

Ditën kur pritej që të shpallej vendimi për vrasjen e dyfishtë në Malishevë të dy vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku, trupi gjykues ka vendosur që ta rihap shqyrtimin gjyqësor me arsyetimin se nevojitet që të rihapet shqyrtimi gjyqësor për shkak të sqarimit të disa provave dhe ekspertizës së balistikës, raporton KTV. E ky vendim i […]

Malishevë, ngordhin 5 lopë, plotë tjera sëmuren (VIDEO)

Në Malishevë është dikush që para se të interesohet për ilaçin, po ka nevojë që fillimisht ta dijë diagnozën e problemit, me të cilin po i përballen bagëtitë. Fermeri malishevas nuk e ka idenë përse lopët në fermën e tij, rrijnë tërë ditën të molisura, njofton Klan Kosova.

Shtyhet shpallja e aktgjykimit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Sot, në Gjykatën Themelore në Gjakovë ishte e paraparë që të bëhej shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit për vrasje të dyfishtë në Malishevë, Besim Maloku. Sipas gjykatësit Gëzim Pozhegu, njësiti për transportimin e të burgosurve nuk ka mundur ta sjellë të akuzuarin Maloku, duke bërë kështu që shpallja e aktgjykimit të shtyhet për 9 […]

Dy të arrestuar për sulm në Malishevë

Dy të dyshuar janë arrestuar pasi shkaku i një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër në fshatin Mirushë, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy armë dhe një thikë. Me vendim […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.