Rishqyrtimi i vrasjes së vëllezërve Maloku në Malishevë, përplas fizikisht familjarët e viktimave dhe të akuzuarve

Ditën kur pritej që të shpallej vendimi për vrasjen e dyfishtë në Malishevë të dy vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku, trupi gjykues ka vendosur që ta rihap shqyrtimin gjyqësor me arsyetimin se nevojitet që të rihapet shqyrtimi gjyqësor për shkak të sqarimit të disa provave dhe ekspertizës së balistikës, raporton KTV.

E ky vendim i gjykatës ka përplasur familjarët e viktimave me të akuzuarit të cilët në gjykatore kanë tentuar të përplasen fizikisht por policia ka ndërhyrë duke qetësuar situatën.

Derisa kryetari i trupit gjykues Gëzim Pozhegu ka polemizuar me familjarët e familjes Maloku duke tentuar t’ua sqarojë vendimin e trupit gjykues.

Më pas Pozhegu i është drejtuar ekipit të KTV që ta xhirojë seancën e jo filmat, siç ka thënë ajo, duke iu referuar përplasjes që ndodhi brenda sallës.

Në këtë seancë gjithashtu nuk ishte i pranishëm i akuzuari Besim Maloku sipas gjyqtarit vetura me të cilën po transportohej ai ka pësuar aksident andaj ka qenë e pamundur të sillet në këtë seancë./koha.net