19-04-2024

Një i vdekur në aksidentin e rëndë, në rrugën Malishevë – Rahovec

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Malishevë – Rahovec.

Nga ky aksident një person ka ndërruar jetë.

 

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar Albin Sahatqija, shef i trafikut rajonal në Gjakovë.

 

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 06:30 në rrugën Malishevë – Rahovec në mes një automjeti dhe kamioni. Deri te aksidenti ka ardhë si pasojë e mos përshtatjes së drejtuesit së automjetit dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë, i cili dyshohet edhe që është shkaktar i aksidentit. Viktima e ka humb kontrollin dhe është përplas me kamion”.

Sipas Sahatqijut vetëm ngasësi i veturës është i vdekur dhe nuk ka të tjerë të lënduar./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.