Filloi hapja e 1.5 km rrugë, që lidhë Ngucatin dhe Temeqinën e Malishevës

Në fshatin Ngucat kanë filluar punimet për hapjen e rreth 1.5 km rrugë, ku pjesa më e madhe e kësaj gjatësie është rruga që lidh këtë fshat me fshatin Temeqinë.

Kjo lidhje e rrugës ka rëndësi të madhe për banorët e lagjes së “Stolliqve”, pasi rreth 60 fëmijë të tyre vijojnë mësimin në shkollën e fshatit Temeqinë.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, ka sqaruar se është duke u bërë hapja dhe zgjerimi i rreth 1.5 km rrugë në Ngucat, por pjesa më e madhe, që ka gjatësi prej afro një kilometri, është ajo që lidhë dy fshatrat. Këto rrugë asfaltohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.