24-02-2025

Malishevë

Pranon fajësinë i akuzuari për posedim të narkotikëve në Malishevë

I akuzuari për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, Adem Mazreku, e ka pranuar fajësinë, në seancën e së premtes, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Anton Hasanaj, i akuzuari Mazreku ka thënë se e ndien veten fajtor, duke kërkuar nga gjykata që ndaj […]

Vetëtima djeg një objekt në Malishevë, vërshime edhe në Rahovec

Pasditen e sotme ka pasur reshje të mëdha në komunën e Malishevës. Për shkak të vetëtimës atje është djegur edhe një lokal, njofton Klan Kosova. Reshje të madha ka pasur edhe në Rahovec, si pasojë ka pasur edhe vërshime si dhe vështirësi në komunikacion.

Lëndohet një person në vendin e punës në Malishevë

Një person ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në një kompani në Banjë të Malishevës. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, transmeton Koha.net. Njësit relevante dhe inspektori i punës kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.

Hapet një pikë e grumbullimit të qumështit në Malishevë

Sot në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës, edhe zyrtarisht është hapur pika e grumbullimit të qumështit. Hapja e kësaj pike, vlerësohet të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë fermerët e Komunës së Malishevës, pasi është një pikë grumbulluese shumë moderne dhe ju mundëson fermerëve që të bëjnë dorëzimin e qumështit, më afër fermave […]

Lekaj takon Begajn, paralajmëron nisjen e disa projekteve në Malishevë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka takuar sot kryetarin e Komunës, Ragip Begaj. “Shumë projekte infrastrukturore janë duke u zhvilluar në komunën e Malishevës. Të tjera, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pritet të fillojnë së shpejti”, ka shkruar Lekaj në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Për këto dhe kërkesa të tjera të Malishevës, […]

Në Tërpezë të Malishevës përurohen gjashtë rrugë

Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës dhe në kuadër të aktiviteteve për shënimin e datës më të rëndësishme të Malishevës, sot në fshatin Tërpezë, janë përuruar gjashtë rrugë të reja të ndërtuara në këtë fshat. Në ceremoninë e përurimit të këtyre rrugëve, ishte i […]

Filloi mbajtja e zgjedhjeve në fshatrat e Malishevës

Bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, për organizmin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, prej mbrëmë ka filluar mbajtja e zgjedhjeve në fshatra. Mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet në fshatrat Maxharrë dhe Mirushë. Në Mirushë, Urim Thaçi është zgjedhur kryetar i fshatit, ndërsa në Maxharrë është zgjedhur […]

Malisheva përgatitet për shënimin e ditës së çlirimit

Përgatitjet për shënimin e 20-vjetorin e çlirimit të Malishevës janë duke vazhduar, ndërsa aktivitete të ndryshme do të zhvillohen gjatë tërë kësaj jave. Kështu është thënë në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Malishevës, e cila është drejtuar nga kryetari Ragip Begaj. Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë […]

Malishevë, aderimet acarojnë raportet në koalicionin qeveritar (VIDEO)

PDK-së i janë alrguar disa asamblistë e figura me peshë nga Malisheva. Ata kanë aderuar në AAK. Por, më shumë të hidhëruar në ikjen e kuadrove janë nga Nisma Socialdemokrate.

Asnjë rast me ethe hemorragjike në Malishevë

Autoritetet komunale të Malishevës kanë njoftuar se sivjet nuk është regjistruar asnjë rast i infeksionit me virusin e etheve hemorragjike Krime Kongo (EHKK), pavarësisht thumbimeve nga rriqrat. Në të njëjtën kohë kanë theksuar se rastet e thumbimeve janë më të pakta, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”. […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.