24-02-2025

Malishevë

Filluan shpimet në kërkim të ujit për ujësjellësin e Temeqinës

Në fshatin Temeqinë të Malishevës kanë filluar shpimet, përkatësisht hapja e puseve për të siguruar ujë për pije për banorët e këtij fshati. Punimet në hapjen e puseve, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e fshatit. Kërkimet për ujë për […]

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin në Malishevë të qendrës së banimit social me 40 apartamente

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e qendrës së banimit social në Malishevë, e cila do t’i ketë 40 banesa, të dedikuara për rastet sociale, të cilat e kanë problem strehimin. Marrëveshja është nënshkruar në mes të Komunës së Malishevës dhe operatorit ekonomik N.N. “Themeli”. Qendra e banimit social, […]

Komuna ndërprenë asfaltimin e rrugës në Banjë të Malishevës, nuk u përmbushën standardet

Komuna e Malishevës, përkatësisht zyrtarët përgjegjës komunal, sot kanë ndërprerë punën në asfaltimin e rreth një kilometri rrugë në fshatin Banjë, për shkak se operatori nuk i ka përmbushur kriteret e parapara, gjegjësisht për trashësinë dhe cilësinë e asfaltit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. “Kjo ka ndodhur sot, gjatë inspektimit të punimeve […]

Inspektohet furra që furnizon me kifle nxënësit e Malishevës

Të prirë nga drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, sot në orët e para të mëngjesit, inspektorët e Komunës së Malishevës, kanë inspektuar furrën e bukës “MELI-ek”, e cila furnizon shkollat me kifle. Gjatë këtij inspektimi është vërejtur se pastërtia në ambientet e furrës, e deri në shpërndarjen e kifleve, është në nivelin e […]

Një grua arrestohet për vrasjen në Malishevë gjatë gushtit

Një grua është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e një personi në automjetin e tij gjatë muajit gusht në Lladrovc të Malishevës. “Me datën 4 gusht 2018, në fshatin Lladrovc të Malishevës është gjetur trupi i pajetë i viktimës S. B. 57 vjeçar. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se viktima ishte […]

Një i lënduar në Malishevë nga rrëshqitja e dheut

Në rrugën “Skënderbeu” në Komunën e Malishevës është raportuar se viktima i gjinisë mashkullore, derisa po hapte një kanal, ka pasur rrëshqitje të dheut me ç’rast viktima ka pësuar lëndim trupor. Sipas Policisë, viktima është jashtë rrezikut për jetën ku pas marrjes së tretmanit mjekësor në QM-Malishevë, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rastit […]

Në Pagarushë të Malishevës fillon hapja dhe rregullimi i një rruge

Fshati Pagarushë është një prej fshatrave të mëdha në Komunën e Malishevës dhe në të njëjtën kohë, është fshati më i shpërndarë, ku lagjet janë shumë larg njëra tjetrës dhe rrjedhimisht janë larg rrugës kryesore të fshatit. Në këtë fshat, lagja “Bellq” ishte pa rrugë të asfaltuar dhe banorët kanë pasur problem serioz në qarkullim. […]

Në komunën e Malishevës zjarre fushore, apelohet për kujdes

Ditëve të fundit, në territorin e Komunës së Malishevës kanë ndodhur disa zjarre fushore, ndërsa njësia e zjarrfikësve ka intervenuar në tri zjarre të mëdha fushore. Me këtë rast, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, apelon tek qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar.

Malisheva përkrah 153 bletarë

Në kuadër të përkrahjes në fushën e bujqësisë, Komuna e Malishevës, sot i ka përkrahur 153 bletarë, aq sa edhe kanë aplikuar. Përkrahja ka të bëjë me mjete, varësisht nga numri i bletëve që posedojnë. Në shpërndarjen e këtyre mjeteve për bletarë, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori […]

Mjeku Ramadan Sopaj nga Malisheva, kërkon që të lirohet nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Mjeku familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), “Shpëtim Robaj, në Malishevë, Ramadan Sopaj, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konflikt interesi,  ka kërkuar që aktakuza ndaj tij, të hudhet poshtë. Ai akuzohet se prej 25 gushtit 2017 e deri më 2 prill të vitit 2018, u ka përshkruar terapi pacientëve […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.