22-11-2024

Malishevë

Malishevë: Deklarohet i pafajshëm për vjedhjen e rëndë, që kishte ndodhur më 2010

I akuzuari për vjedhje të rëndë, G. Gashi, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare, të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, Armend Zenelaj, i akuzuari Gashi, ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën që i vihet në barrë. Gjykatësi i […]

Nis asfaltimi i rrugës Malishevë – Kijevë

Rruga Malishevë-Kijevë, sot ka filluar të asfaltohet, në pjesët ku është bërë gërryerja e rrugës dhe pritet që shumë shpejt të përfundoj asfaltimi i saj, ka njoftuar komuna e Malishevës. Rruga e gjatë rreth 12 kilometra, Malishevë-Kijevë, është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, sipas njoftimit. Aty ka filluar riparimi muaj më parë, për shkak të […]

Gjykata kthen në punë mjekun nga Malisheva, konkursin e të cilit e kishte anuluar komuna

Arben Kryeziu në vitin 2017 ishte punësuar si mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, por pas raportimit të një qytetari në KALLXO.com, për parregullsi në procesin e përzgjedhjes, e kishte detyruar kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begajn ta anulojë konkursin. Anulimi i konkursit ndodhi në janar të vitit 2017, kur një qytetar […]

Malisheva, pjesë e programit për efiçiencë të energjisë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, me karakter informues, Drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimin, i cili ka prezantuar programin e këtij fondacioni, për efiçiencë të energjisë, projekt në të cilin përfshihet edhe Malisheva, Me këtë rast kryetari Begaj, e ka falënderuar drejtorin […]

Protestë për zhagitjen e punimeve në rrugën Kijevë-Malishevë

Banorët e fshatrave që jetojnë përgjatë rrugës Kijevë-Malishevë, kanë protestuar në shenjë pakënaqësie, për vonesën e shkaktuar në rregullimin e kësaj rruge, e cila është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Muaj më parë, Ministria e Infrastrukturës, ka filluar punimet në riparimin e kësaj rruge, por ende nuk ka përfunduar rregullimi i saj. […]

Malisheva së shpejti pritet të fillojë edhe tri projekte tjera të mëdha

“Krahas fillimit të ndërtimit të rrugës së transitit për Malishevën, së shpejti pritet të fillojnë edhe tri projekte të mëdha. Shumë shpejt pritet të përfundojnë procedurat për ndërtimin e Qendrës së Banimit Social, pastaj rregullimi i shtratit të lumit Mirusha dhe ndërtimi i kanalizimit nga Lladrovci deri në Malishevë dhe lidhja e tij me kolektorin […]

Filloi së ndërtuari transiti i Malishevës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, të shtunën kanë bërë inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës transite të Malishevës. Kjo rrugë do të realizohet me mbështetjen e plotë financiare të Ministrisë së Infrastrukturës, do të jetë e gjatë mbi 14 kilometra dhe do të kushtojë 4.5 milionë, ndërkaq segmenti […]

Aksident me të lënduar në Malishevë

Një veturë ka goditur një këmbësor në qytetin e Malishevës, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në fshatin Mleqan të komunës së Malishevës. Ndryshe i dyshuari është dështë dërguar në mbajtje kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Lirohet nga akuza punëtori i Postës në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë, të hënën, e ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, punëtorin e Postës në Malishevë, Sahit Hoti. Kryetari i trupit gjykues Gëzim Pozhegu, ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i akuzuari Hoti, ka kryer veprën penale me të cilën e ka ngarkuar Prokuroria Themelore në Gjakovë. Gjatë shpalljes […]

Varroset punëtori që vdiq në Itali (video)

Dikush që iku nga vendi për një jetë më të mirë, u kthye këtu në arkivol. Në Balinc të Malishevës u varros sot 44-vjeçari Shpejtim Gashi, i cili humbi jetën aksidentalisht në Itali, njofton Klan Kosova.

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.