19-11-2025

Malishevë

Vazhdon “Java e mërgimtarëve” me ekskursion në vendet me rëndësi historike dhe turistike të Malishevës

Në kuadër të aktiviteteve që po shënohen me rastin e “Javës së mërgimtarëve”, sot po mbahet aktiviteti i radhës, përkatësisht organizimi i ekskursionit me fëmijët e mërgimtarëve dhe nxënësit e shkollave të Malishevës, në vendet me rëndësi historike dhe turistike të Komunës së Malishevës. Aktivitetet janë duke u organizuar nga Instituti “LEDS”, dhe po mbështeten […]

Malisheva fillon “Javën e mërgimtarëve”

Prej sot, në Komunën e Malishevës, ka filluar “java e mërgimtarëve”, e cila në tërësi i kushtohet bashkatdhetarëve, të cilët gjenden për pushime në vendlindje. Në kuadër të mbajtjes së saj, do të mbahen një varg aktivitetesh, e të cilat do të kurorëzohen me mbajtjen e Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sot, […]

Në Pagarushë pritet ndërtimi i kompleksit “Baresha”

Në fshatin Pagarushë të Malishevës pritet të ndërtohet  kompleksi “Baresha”, kushtuar  mbretëreshës së muzikës shqiptare, bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.   Një vendim të tillë, bwhet e ditur se e ka marrë sot Kuvendi i Komunës së Malishevës,  në një mbledhje të jashtëzakonshme,  ku me vota unanime të anëtarëve të KK-së, që ishin […]

MMPH: Uji s’ka qenë faktor për ngordhjen e peshqve në lumin Mirusha

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se pas testimeve të bëra është konfirmuar se uji nuk ka qenë faktor në ngordhjen e peshqve në Mirushë. “Në lidhje me rastin e ngordhjes së peshqve në rrjedhën e lumit Mirusha, në lokacionin nga Banja e Malishevës në drejtim […]

Apelohet mospërdorimi i peshkut në lumin Mirusha

Për shkak të ngordhjes së pazakontë të peshqve në lumin Mirusha, apelohet tek të gjithë peshkatarët dhe banorët që jetojnë përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, përfshi edhe liqenin në Mirushë, që të mos peshkohet dhe të mos merren peshqit. Këtë apel e kanë lëshuar sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtoria e Inspektoratit […]

Komuna publikon listën e uzurpatorëve në Malishevë

Komuna e Malishevës, gjegjësisht Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka publikuar një listë me emrat e 199 personave, të cilët konsiderohet se kanë uzurpuar prona të paluajtshme të Komunës së Malishevës. Në këtë njoftim të Komunës, të publikuar në ueb faqen e saj, bëhet e ditur se këto lista janë përpiluar nga regjistri i […]

Investitorët italian takojnë bujqit malishevas për kultivimin e një bime të kërkuar në treg

Sot në Malishevë, ka qëndruar një ekip ekspertësh në bujqësi, të prirë nga investitori Pierpaolo Cavaglieri, e të shoqëruar edhe nga zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe këshilltari i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Faton Thaçi. Ata janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe bashkëpunëtorët e tij, e më pas janë […]

Asfaltohen rrugët në fshatin Maxharrë të Malishevës

Rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve lokale nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës, po vazhdon sipas planifikimeve. Në kuadër të këtyre asfaltimeve, në Maxharrë janë asfaltuar rrugët në lagjet e fshatit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ecurinë e projektit e ka parë nga afër edhe i pari i Komunës, Ragip Begaj, i cili i ka uruar banorët e fshatit […]

Malishevë: Pastrohet shtrati i lumit Mirusha

Në kuadër të mirëmbajtjes së hapësirave publike sot ka filluar pastrimi i shtratit të lumit Mirusha. Pastrimi i shtratit të lumit bëhet me qëllim të largimit të mbetjeve të ndryshme nga shtrati, mbetjet që mbesin nga përmbytjet, si dhe bimët që dalin në ujëra e të cilat e pengojnë rrjedhën e ujit. Pastrimi i lumit […]

Komuna e Malishevës do të bashkëpunojë me Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Sot në Komunën e Malishevës, për një vizitë pune ka qëndruar Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit i udhëhequr nga Sherif Zejnullahu, ku është takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa temë e takimit ishte njohja me punën e këshillit dhe çështje tjera, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit. Në njoftimin […]