20-04-2024

Asfaltohen rrugët në fshatin Maxharrë të Malishevës

Rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve lokale nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës, po vazhdon sipas planifikimeve. Në kuadër të këtyre asfaltimeve, në Maxharrë janë asfaltuar rrugët në lagjet e fshatit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ecurinë e projektit e ka parë nga afër edhe i pari i Komunës, Ragip Begaj, i cili i ka uruar banorët e fshatit Maxharrë.

“Investimet në infrastrukturën rrugore, po bëhen sipas kërkesave të vet banorëve të fshatrave, ndërsa për ne si udhëheqje komunale, është më e lehtë, pasi të gjitha investimet po bëhen, duke u bazuar në kërkesat e banorëve dhe për nevojat e banorëve. Sa i përket rrugëve, ne tashmë jemi duke i rregulluar rrugët brenda lagjeve, pasi rrugët kryesore tashmë janë të rregulluara dhe të gjitha fshatrat janë të lidhura me rrugë”, citohet të ketë thënë Begaj, gjatë vizitës në Maxharrë.

Rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve në fshatin Maxharrë, mundësohet nga buxheti komunal.

Asnjë koment

Comments are closed.