26-04-2024

Malishevë: Pastrohet shtrati i lumit Mirusha

Në kuadër të mirëmbajtjes së hapësirave publike sot ka filluar pastrimi i shtratit të lumit Mirusha.

Pastrimi i shtratit të lumit bëhet me qëllim të largimit të mbetjeve të ndryshme nga shtrati, mbetjet që mbesin nga përmbytjet, si dhe bimët që dalin në ujëra e të cilat e pengojnë rrjedhën e ujit.

Pastrimi i lumit bëhet edhe për shkak të parandalimit të përmbytjeve që eventualisht mund të bëhen gjatë shirave të rrëmbyeshëm,

Ecurinë e punës e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha i cili ka thënë se “mirëmbajtja e lumenjve është një vështirësi në vete, pasi shtrati i lumit mbushet, si pasojë e shumë faktorëve, duke filluar nga faktori njeri, pastaj vet natyra, sepse rrjedha e ujit sjellë me vete edhe lymin e tij, pastaj mbirja e bimëve që rriten në ujëra dhe të gjitha këto krijojnë vështirësi për mirëmbajtjen e tyre”.

“Ne po mundohemi ta mirëmbajmë dhe shumë shpejt besojmë se do të fillojmë edhe me rregullimin e pjesës tjetër të lumit, ku përveç parandalimit të përmbytjeve, do të krijohet edhe një hapësirë e mirë, me shtigje për ecje dhe relaksim”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.