25-04-2024

Malishevë

Kryetari i Malishevës ndanë mirënjohje për Halil Kastratin dhe “Jetimat e Ballkanit”

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim falënderues, hoxhë Halil Kastratin, udhëheqës i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, për kontributin e dhënë për familjet në nevojë në kwtw komunë. “Ne ju jemi mirënjohës për kontributin që ju si shoqatë keni dhënë për familjet në nevojë, qoftë përmes ndërtimit të […]

Në Shkarashnik të Malishevës do të shtrohen rrugët nëpër lagje

Në fshatin Shkarashnik, sot  ka filluar hapja dhe rregullimi i rrugëve brenda fshatit. Për këtë qëllim sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi dhe zyrtarët përgjegjës komunalë për realizimin e këtij investimi, e kanë vizituar këtë fshat për të parë nga afër fillimin e punimeve, si […]

Opozita bojkotoi mbledhjen e KK-së në Malishevë, shkaku që nuk merr përgjigjet nga qeveria komunale

Sot është dashur të mbahet mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, por është shtyrë për nesër, pasi shumica e anëtarëve të kuvendit e kanë bojkotuar mbledhjen, me arsyetimin se qeveria komunale nuk ka dhënë përgjigje për shumë kërkesa të tyre. Në njoftimin e dërguar, thuhet se fillimisht Alban Mazreku, në […]

Begaj kërkon angazhim për realizimin e projekteve sipas parashikimeve

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, që edhe ka kërkuar nga këshilltarët e tij angazhim maksimal në realizimin e projekteve. Nga raportimet e drejtorëve u bë e ditur se gjatë fundjavës, për shkak të reshjeve të shiut, është dashur […]

Në Malishevë ura e shembur pamundëson qarkullimin mes dy lagjeve (video)

U rrënua për të zgjidhur një problem, por shkaktoi një tjetër më të madh. Është kjo një urë që lidh dy lagjje të fshatit Bubavec të Komunës së Malishevës. Ka rreth 3 muaj, prej vërshimeve të pranverës prej kur banorët që jetojnë afër u detyruan ta shembin këtë urë. Idriz Kryeziu, ka shtëpinë ngjitur me […]

Shi i rrëmbyeshëm në Malishevë, shkaktohen edhe dëme

Shiu i rrëmbyeshëm që ka kapluar territorin e Komunës së Malishevës, është përcjellë edhe me dëme, pasi uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi të banimit. Në kumtesën e komunës, thuhet se ekipet e njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, kanë intervenuar në fshatin Pllaqicë, për largimin e ujit në një shtëpi banimi. Sipas drejtorit të […]

12 fshatra të Malishevës presin ndërtimin e ujësjellësit të Senikut, për një furnizim më të mirë

Njëri ndër projektet aktuale më të mëdha dhe më me rëndësi në Komunën e Malishevës, është ndërtimi rrjetit të ujësjellësit të Senikut, i cili pritet të furnizoj 12 fshatra me ujë për pije. Për ecurinë e realizimit të këtij projekti është mbajtur një takim i përbashkët i Komunës së Malishevës, njësisë Hidroregjionit Jugor në Malishevë, […]

Shtëpi e re për veteranin e luftës Salih Hazrolli

Sot është përuruar shtëpia e ndërtuar për veteranin e luftës së UÇK-së, Salih Hazrolli, nga Banja e Malishevës. Në ceremoni morën pjesë, kryetar i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryearti i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, kreytari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe veteran luftëtar të UÇK-së nga Banja. “Ne […]

Malisheva publikon oraret e dezinsektimit të zonave endemike

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, në koordinim me shtabin komunal, informon qytetarët e fshatrave për dezinsiktimin selektiv të zonave endemike në Komunën e Malishevës. Referuar njoftimit spërkatja e hapësirave publike do të bëhet, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 12:00 Fshatrat të cilët do të përfshihen në dezinsektim, brenda […]

Në Llapçevë të Malishevës zgjerohet rrjeti kanalizimit

Në fshatin Llapçevë të komunës së Malishevës, ka filluar zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në një pjesë të fshatit, të cilët deri më tani nuk kanë qenë të kyçur në rrjetin e kanalizimit, për shkak të pozitës së lagjes, në raport me rrjetin kryesor të fshatit. Por nga tani edhe ky problem i kësaj lagjeje, […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.