05-05-2024

Rajonale

Në Rahovec kundërshtohet arsyetimi i Ministrisë për trasenë e autostradës

Këshilli i banorëve të Rahovecit, që është duke kundërshtuar trasenë e Autostradës së Dukagjinit për pjesën e Rahovecit, që njihet si “Varianti i Drinit”, ka reaguar lidhur me qëndrimet e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), lidhur me këtë projekt kapital. Ky këshill ka vlerësuar se komunikata e MIT-së “në përmbajtjen e saj […]

Rahovec: Arrestohen dy persona pasi kishin postuar foto me armë në Facebook

Dy persona në Rahovec janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi që kishin postuar në Facebook foto me armë. Nga të dyshuarit, Policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie të kalibrit 12mm dhe një karabinë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 SHL-Kosova së bashku me DKA-së nga Komuna e Rahovecit organizojnë debat për maturantë për Orientim në Karrierë/Studime. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec). ora 19:00 Mbahet tubim për 5-vjetorin e themelimit të NISMA Socialdemokrate – DEGA në Prizren, në hotel Theranda./GazetaePrizreni.net

Këshilli i banorëve të Rahovecit tregon pse është kundër versionit të MI-së për Autostradën

Këshilli i banorëve të Rahovecit, i cili është duke kundërshtuar Trasenë e Autostradës së “Dukagjinit” për pjesën e Rahovecit ndryshe i njohur si Varianti i Drinit, reagon ndaj komunikatës së Ministrisë së Infrastrukturës. Ky Këshill thotë komunikata e Ministrisë së Infrastrukturës në përmbajtjen e saj ka shumë të pavërteta, transmeton Koha.net. “Fillimisht dëshirojmë të njoftojmë […]

Vetëvendosje kundër kalimit të autostradës së Dukagjinit përgjatë Drinit të Bardhë

Lëvizja Vetëvendosje kundërshton projektin përfundimtar për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit. Deputeti Liburn Aliu, ka thënë se kostoja e autostradës është 1 miliard euro, e këto mjete, sipas tij, do të duhej të investoheshin në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni. Aliu ka thënë se ky projekt i Ministrisë së Infrastrukturës, do t’i shkatërrojë tokat bujqësore […]

Ndërrohet komandanti edhe në Rahovec, ky është i riu!

Nga e hëna e kësaj jave komandanti i policisë në Rahovec, Osman Ismajli nuk ka dalur në vendin e tij të punës. Kjo pasi që me vendim të drejtorit të policisë Rashit Qalajt, ai është transferuar në një pozitë tjetër zyrtare.Ismajli, tash e tutje ushtron detyrën e tij në polici kufitare, deri sa vendin e […]

Sipas ministrisë varianti i autostradës së Dukagjinit kah Drini i Bardhë është më i përshtatshmi

Ministria e Infrastrukturës ka dërguar një komunikatë për media, ku ka thënë se për shkak të debateve të shumta dhe keqinformimit që po shpërndahet nga një grup individësh, “po ju japim detaje rreth përzgjedhjes së variantit final të autostradës së Dukagjinit”. Fillimisht deri tek përzgjedhja e variantit nga komiteti ndërministror për këtë projekt, MI thotë […]

Malishevë: E akuzuara e pranon fajësinë për aksidentin kur kishte goditur gurin skaj rrugës

E akuzuara për rrezikim të trafikut publik, Remzije Zogaj e ka pranuar fajësinë, në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Nazmi Krasniqi, e akuzuara Zogaj ka thënë se e ndien veten fajtore, duke kërkuar nga gjykata që ndaj tij të shqiptohet një dënim […]

Shkollat e Malishevës filluan garat e kreativitetit

Në Komunën e Malishevës, sot kanë filluar garat në mes të shkollave, në kuadër të programit nacional për mbajtjen e garave të kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik. Në hapjen e garave në mes të shkollave të Komunës së Malishevës, mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i cili i uroi të […]

Babë e bir e kanosin me armë një person në tregun e Rahovecit

Një person (shqiptar) ka njoftuar organet e sigurisë në Rahovec se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, në tregun e gjelbër, është kanosur me armë nga dy të dyshuarit babë e bir të cilët më pas janë larguar. Sipas Policisë, për këtë dje është ndaluar dhe arrestuar një i dyshuar e më pas është vetëdorëzuar edhe […]