18-05-2024

Rajonale

Shkollat e Malishevës filluan garat e kreativitetit

Në Komunën e Malishevës, sot kanë filluar garat në mes të shkollave, në kuadër të programit nacional për mbajtjen e garave të kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik. Në hapjen e garave në mes të shkollave të Komunës së Malishevës, mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i cili i uroi të […]

Babë e bir e kanosin me armë një person në tregun e Rahovecit

Një person (shqiptar) ka njoftuar organet e sigurisë në Rahovec se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, në tregun e gjelbër, është kanosur me armë nga dy të dyshuarit babë e bir të cilët më pas janë larguar. Sipas Policisë, për këtë dje është ndaluar dhe arrestuar një i dyshuar e më pas është vetëdorëzuar edhe […]

Përleshen mes vete e lëndohen, arrestohen kushërinjtë në Suharekë

Një përleshje ka ndodhur mes katër të dyshuarve,  kushërinj në mes vete (K/Shqiptarë) dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime në Suharekë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas Policisë,  për këtë të njëjtit dje janë arrestuar. “Pas një mosmarrëveshje ata ishin rrahur në mes vete. Dy persona të dyshuar si pasojë e rrahjes kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet […]

Aksident në magjistralen Gjakovë-Prizren, tre të lënduar

Tre persona janë të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në hyrje të Gjakovës. Albin Sahatçiu, komandant i Policisë së Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ai gjithashtu tha se në aksident janë të përfshira dy vetura njëra është me targa të Shqipërisë.   “Aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i Taksisë pakontroll ka […]

Sot bora ka zbardhur fshatin Zaplluxhë të Opojës

Moti i ligë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Megjithatë në zonat e larta malore ka pasur edhe reshja të lehta të borës, edhe përkundër faktit se tashmë kanë kaluar më shumë se dy javë prej se kur ka hyrë stina e pranverës. Bëhet fjalë për […]

Sylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të bie shi

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka treguar se deri kur do të vazhdojë të mbretërojë mot i tillë Tahirsylaj thotë se vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e ultë të shtypjes barike dhe si rrjedhojë e kësaj,mot i tillë me reshje shiu do të vazhdojë deri në fund të javës. Ai po ashtu […]

Komuna e Malishevës dhe ajo e Meyrinit të Zvicrës zotohen për forcimin e bashkëpunimit

Sot ka përfunduar vizita e delegacionit nga Komuna e Meyrin, kantoni i Gjenevës në Zvicër, të cilët ishin mysafir të Komunës së Malishevës, dhe kanë qëndruar në vendin tonë për tri ditë, ku kanë vizituar dhe janë njohur me të vendet kulturore dhe historike të vendit, si dhe janë takuar me autoritetet lokale të Malishevës. […]

Rahovecasit këmbëngulin për qasje në autostradë (VIDEO)

Qytetarët e Rahovecit kanë mbledhur mijëra firma, njofton Klan Kosova. Me nënshkrimet e tyre që i dhanë gjatë javës së kaluar ata po e kundërshtojnë trasën e autostradës së Dukagjinit që kalon nëpër territorin e kësaj komune. Njëri nga nënshkruesit tregoi pse e kundërshton trasën aktuale. Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se nuk ka pasur […]

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Rahovec-Malishevë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në rrugën Rahovec-Malishevë. Besohet se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona. Në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit ‘Golf 2’ dhe një kamion. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente. Policia e Kosovës ka apeluar vazhdimisht tek […]

Vidhen stoli ari të kushtueshme  në një shtëpi të Suharekës

Një vjedhje në një shtëpi, të cilën policia e ka vlerësuar si të rëndë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Suharekë. “Viktima (K-Shqiptar) ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlere të konsiderueshme”, thuhet në raportin e Policisë. Lidhur […]