18-07-2025

Rajonale

Në Dragash po zhvillohet turneu i Pehlivanëve

Në stadiumin e Dragashit është mbajtur turneu tradicional i Pehlivanëve 2019. Ky aktivitet u organizua nga Komuna e Dragashit me rastin e 20 vjetorit të çlirimit, mirëpo tani ky manifestim është bërë tradicional dhe shënohet për çdo vit, njofton Klan Kosova. Në këtë garë marrin pjesë meshkuj të moshave e kategorive të ndryshme ku “lufta” […]

Lëndohet një person në vendin e punës në Malishevë

Një person ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në një kompani në Banjë të Malishevës. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, transmeton Koha.net. Njësit relevante dhe inspektori i punës kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.

Vdes 54 vjeçarja nga Suhareka, dyshohet se burri e hodhi nga vetura

Ka ndërruar jetë gruaja A. L e lindur në vitin 1965 e cila dy javë e parë është hospitalizuar në QKUK me dyshimet se ka marrë lëndime të rënda nga bashkëshorti i saj. Zëdhënësi i Policisë se Kosovës në Suharekë, Vesel Gashi, ka treguar që dyshimet janë se viktima është lënduar përderisa ka qenë duke […]

5-vjet nga vrasja e Elvis Pistës – nëna e tij e zhgënjyer me institucionet se nuk gjetë dorasin

Ndonëse kanë kaluar disa vjet që nga vrasja e ish-kandidatit të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 2014, Elvis Pista, ende nuk dihen motivet dhe kryerësit e vrasjes. Nëna e tij, Hidija Pista, vazhdon që ta kujtojë me mall djalin e vetëm që i vranë, raporton KTV. Ajo shprehet e zhgënjyer […]

Vdes plaku që u sulmua nga qentë ditë më parë në Suharekë

Pas sulmit nga qentë një person i moshuar nga fshati Peqan i Suharekës ka ndërruar jetë. A.F ishte sulmuar në fillim të këtij muaji nga një grup i qenve. Lëndimet prej të cilave edhe besohet se ka vdekur, i ndjeri i kishte në kokë dhe në gjithë trupin. Ai ishte dërguar me urgjencë në QKUK […]

Rahovec: Pranon fajësinë, dënohet me kusht i akuzuari për vjedhje të rrymës

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me katër muaj burgim me kusht për të akuzuarin për veprën penale “vjedhje të shërbimeve”, A. Krasniqi. Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari Krasniqi nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Ilir […]

Hapet një pikë e grumbullimit të qumështit në Malishevë

Sot në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës, edhe zyrtarisht është hapur pika e grumbullimit të qumështit. Hapja e kësaj pike, vlerësohet të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë fermerët e Komunës së Malishevës, pasi është një pikë grumbulluese shumë moderne dhe ju mundëson fermerëve që të bëjnë dorëzimin e qumështit, më afër fermave […]

Sot mbahet Testi i Maturës në rajonin e Prizrenit

Provimit më të rëndësishëm nga shkollimi i mesëm sot do t’i nënshtrohen 2.754 maturantë të Komunës së Prizrenit, të të gjitha profileve. Zyrtarët komunal arsimorë,  kanë thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e testit, në mënyrë që rezultatet të jenë sa më reale, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Pjesa e parë e këtij […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në qendrat e përcaktuara shkollore, mbahet faza e parë e Testit të Maturës në rajonin e Prizrenit. Ora 15:00 Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prizrenit, Komunës Metropolitane të Parisit dhe Aleancës Franceze të Prishtinës. (Selia e Kuvendit Komunal në “Shtëpinë e Bardhë”). /GazetaePrizrenit.net/

Lekaj takon Begajn, paralajmëron nisjen e disa projekteve në Malishevë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka takuar sot kryetarin e Komunës, Ragip Begaj. “Shumë projekte infrastrukturore janë duke u zhvilluar në komunën e Malishevës. Të tjera, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pritet të fillojnë së shpejti”, ka shkruar Lekaj në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Për këto dhe kërkesa të tjera të Malishevës, […]