18-10-2024

Rajonale

Malisheva, Suhareka e Rahoveci më të prekurat nga rriqrat

Komunat e rajonit të Prizrenit vazhdojnë që të jenë më të prekurat nga pickimet e rriqrave. Nga 870 raste të pickimeve që janë regjistruar në nivel të Kosovës afro 500 raste të tilla kanë ndodhur në tri komuna të rajonit jugor, përkatësisht në Malishevë, Suharekë e Rahovec. Autoritetet e këtyre komunave kanë bërë të ditur […]

Në Malishevë mbahen gara në volejboll

Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, është duke mbajtur garat në volejboll për vajza dhe djem, me ekipet fituese nga rajonet e Kosovës. Këto gara, federata është duke i mbajtur në qytetin e Malishevës, përkatësisht në sallën e sporteve “Habib Zogaj” dhe sallën e sportit në gjimnazin “Hamdi Berisha”. Garat në mes shkollave fituese nga […]

Muharremaj inspekton pastërtinë në rrugë dhe lumin e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka inspektuar nivelin e  pastërtisë së rrugëve të qytetit dhe të shtratit të lumit. Ai këtë veprim e bëri në mëngjës ku ka shikuar pastërtinë edhe skaj trotuarëve të rrugës kryesore. Muharremaj është zotuar se do të mbaj të pastër qytetin dhe komunën. Ai vetë duhet të bindet […]

Inxhinierët turk të KFOR-it të gatshëm për riparimin e digës në Mirushë

Komandanti i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it, koloneli Cen Sinan Barim, ka shprehur  gatishmërinë për ofrimin e ndihmës përmes inxhinierëve të KFOR-it, për riparimin e digës së liqenit në Mirushë.   Diga e liqenit të Mirusha, për shkak të shirave është dëmtuar edhe më shumë. Banorët kanë ngrit shqetësime për ndonjë të keqe të […]

Malisheva përfiton mjete për rezervuarin e ujit në fshatin Senik

Komuna e Malishevës, në kuadër të programit DEMOS, për vlerësim të performancës komunale, është përfituese e projektit për ndërtimin e rrethojës dhe rezervuarit të ujit për pije në fshatin Senik. Ky projekt është bashkëfinancim mes Komunës së Malishevës, Helvetas Swiss Intercooperation  dhe MAPL-së. Në njoftimin e komunës, thuhet se bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projekti do […]

Suhareka rregullon shtigjet për ecje

Zyrtarët suharekas nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim me DEMOS-in. Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit “Rregullimi i shtigjeve për ecje” , që vlerë prej gjithsej 109.895,00 euro. DEMOS, do t’i ndajë rreth 83 mijë euro, ndërsa të tjerat komuna. Projekti pritet të realizohet brenda një kohe të shkurtër. Në […]

“Malisheva” rikthehet në Superligën e Kosovës në Futsall

Malisheva do ta ketë ekipin në Superligën e Kosovës në Futsall.  Ekipi “Malisheva”, rikthimin në ligë e ka siguruar në xhiron e fundit të këtij sezoni, pasi është ranguar në vendin e dytë në Ligën e Parë të Kosovës në Futsall.   Suksesit të arritur pos sportashëve të kësaj fushe, i janë gëzuar edhe zyrtarët […]

Inspektorati i Malishevës ndalon tri ndërtime pa leje

Si çdo të hëne, edhe sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Gjatë raportimeve të drejtorëve të drejtorive komunale, është bërë e ditur se inspektorati edhe gjatë javës së kaluar ka ndërprerë punimet në tri ndërtime pa leje. “Ne si […]

Në Ratkoc të Rahovecit përurohet libri monografik për shkollën

Në ambiente të shtëpisë së kulturës së fshatit Ratkoc, në prani të një numri të madh të atyre që ishin dhe janë pjesë e historisë mbi 72 vjeçare të shkollës “4 Dëshmorët”, u bë promovimi i librit monografik “Historiku i shkollës 4 Dëshmorët – Ratkoc, 1945/45 – 2017/18 (72 vjetori i themelimit). Rencenzentët e librit: […]

“Anadrinia Jehon 2018” mbledh folkloristët në Denjë të Rahovecit

Për 17 vjet me radhë, në javën e dytë të muajit maj, në kuadër të “Javës së dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Rahovecit”, në fshatin Dejnë, në mbrëmjen e së premtes ka filluar Festivalin Tradicional Kombëtar “Anadrini Jehon”. Kjo ka bërë që në Denjë të mblidhen adhuruesit e folklorit nga të gjitha trojet Shqiptare, […]