02-07-2025

Rahovec

Nisën dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2019 të Rahovecit

Nën organizimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit, njëherit edhe kryesues i Komitetit për Politik dhe Financa (KPF), Afrim Dina dhe anëtarëve tjerë të KPF-së gjatë ditë së hënë në Shtëpinë e Kulturës në Fshatin Krushë e Madhe dhe në objektin e ShFMU-së “Heronjtë e Kosovës”, janë mbajtur dëgjimet publike me qytetarë, për përgatitjen […]

Fillon sinjalizimi i rrugëve në Rahovec

Në Komunën e Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve.Ky projekt do të zbatohet nëpër disa rrugë duke u bazuar edhe në kërkesat e qytetarëve. Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike ka potencuar se kompania e kontraktuar nga Komuna, fillimisht është duke bërë piketimin në disa prej […]

Sahat Kulla e Rahovecit, pika turistike në gjendje të rëndë

Në gjendje të mjerueshme ka mbetur Sahat Kulla e Rahovecit, objekt i cili është nën mbrojtje të përkohshme të trashëgimisë kulturore. Ky monument është në këtë gjendje tash e 8 vjet, pasi nuk është marrë asnjë masë për ta ruajtur objektin, i cili daton që nga shekulli 18 e që tregon lashtësinë e qytetit, raporton […]

Nisin hetimet ndaj komandantit të policisë në Rahovec, Osman Ismajlit

Drejtoria Rajonale në Gjakovë  ka njoftuar se pas raportimit të KALLXO.com  me titull “Gruaja e komandantit vozitet me veturë zyrtare”, kanë  filluar hetimet për komandantin e stacionit të policisë në Rahovec, Osman Ismajli. KALLXO.com ka publikuar dje video në të cilat shihet se në së paku tetë raste Lirije Osmani, bashkëshortja e komandantit të policisë në stacionin […]

Rahovec: Gruaja e komandantit vozitet me veturë të policisë (video)

Bashkëshortja e Osman Ismajlit, komandant i stacionit të Policisë në Rahovec, sipas disa videoxhirimeve, udhëton shpesh me veturë zyrtare të Policisë. Pamjet e realizuara nga një qytetar tregojnë se në së paku tetë raste Lirije Osmani ka udhëtuar më veturën zyrtare të Policisë. Osman Ismajli, komandant i stacionit në Rahovec, përmes telefonit, fillimisht ka thënë […]

Komuna e Rahovecit më e dëmtuara nga reshjet

Ende nuk dihen shifrat e sakta të dëmeve nga reshjet nëpër komuna, por më e dëmtuara ka qenë ajo e Rahovecit me më shumë se 1 mijë hektar tokë bujqësore të dëmtuar. Dëmet janë regjistruar në sektorët perime-kulturë, vreshtari dhe pemëtari. Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e fundit të saj, ka miratuar vendimin për kompensim të […]

Rahoveci synon lirimin e trotuareve në qytet

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë është takuar me Osman Ismajlin, dhe stafin e tij, për të biseduar rreth sigurisë në komunikacion dhe lirimin e trotuaret nga shitësit ambulantiv dhe bizneset tjera të cilët ekspozojnë mallin e tyre.   Latifi ka thënë se ka informacione, që gjatë kësaj kohe komunikacioni është i […]

Një 3-vjeçar humb jetën në pishinën e improvizuar në Rahovec

Trevjeçari V.H ka humbur jetën në një pishinë të improvizuar në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Sipas policicë në ora 10:15 stacioni policor në Rahovec ka marr informatën për një fëmijë pa shenja jete, me ç’rast patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Viktima menjëherë është dërguar nga […]

Rahoveci përkujton 20 vjetorin e rënies së Shejh Myhedinit dhe vrasjen e civilëve nga paramilitarët serbë

Kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”, në Komunën e Rahovecit. Në aktivitetet të cilat organizohen nga Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me  shoqatat e dala nga UÇK, degët në Rahovec po merre pjesë Kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, deputetët të Kuvendit të Kosovës, familjarë dhe […]

Në Rahovec filluan aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”

Në organizim të Komunës së Rahovecit dhe shoqatave të dala nga UÇK, dega në Rahovec, sot kanë filluar aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”. Aktivitetet kanë filluar me bërjen e homazheve nga Kryetari Smajl Latifi, pastaj nga bashkë punë torë t e tij, familjarë  dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve tek vendi i betejës tek […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.