20-04-2024

Rahovec

Breshër e rrebesh shiu në rrethinën e Rahovecit (foto)

Rrethinën e Rahovecit, pasditen  e sotme e ka përfshirë një rrebesh shiu dhe breshëri. Njoftohet se në disa pjesë ka pasur edhe erëra të forta, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas banorëve breshëri ka për shkaktuar dëme në kulturat bujqësore, por nuk dihet për vlerën e dëmeve. Ndryshe, breshër e vërshime në këtë pjesë të vendit pasi edhe […]

Digjen varrezat në Rahovec (foto)

Varrezat në fshatin Xërxë të Rahovecit dje janë kapluar nga zjarri. Me të marrë informacionin, Brigada e Zjarrfikësve të Rahovecit ka intervenuar për shuarjen e zjarrit. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin pas intervenimit të shpejtë. Më poshtë ju sjellim disa foto nga rasti i cekur më lart. /21Media

Godet murin e një shtëpie me veturë, 4 të lënduar në Xërxë (Video)

Katër persona kanë pësuar lëndime pasi një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovecit. Aksidenti i ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, dyshohet se ka ndodhur pasi makina ka dalë nga rruga dhe ka goditur murin e një shtëpie. Në makinë ishin 4 persona të cilët janë dërguar në Emergjencë për trajtim. Bëhet […]

Ndahen 930 mijë euro për 12 kilometra asfalt në rrugën që lidh Rahovecin me Suharekën

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi dhe ai i Suharekës, Bali Muharremaj, në kuadër të ndarjes buxhetore për komunat dhe zhvillimit të infrastrukturës lokale ka inauguruar fillimin e punimeve në rrugën Rahovec-Suharekë. Sipas njoftimit për media nga MI-ja, rehabilitimi i kësaj rruge do të ketë […]

Çfarë projektesh kërkojnë banorët e Malësisë së Vogël, Ratkocit dhe Dejnit të Rahovecit

Kanë vazhduar dëgjimet publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2019. Në dëgjimet publike që janë mbajtur gjatë ditës së martë, të pranishëm kanë qenë banorë të fshatrave Malësi e Vogël, Ratkoc dhe Dejnë. Afrim Dina, kryesues i Kuvendit Komunal dhe kryesues i KPF-së, u tha banorëve të fshatrave […]

Nisën dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2019 të Rahovecit

Nën organizimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit, njëherit edhe kryesues i Komitetit për Politik dhe Financa (KPF), Afrim Dina dhe anëtarëve tjerë të KPF-së gjatë ditë së hënë në Shtëpinë e Kulturës në Fshatin Krushë e Madhe dhe në objektin e ShFMU-së “Heronjtë e Kosovës”, janë mbajtur dëgjimet publike me qytetarë, për përgatitjen […]

Fillon sinjalizimi i rrugëve në Rahovec

Në Komunën e Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve.Ky projekt do të zbatohet nëpër disa rrugë duke u bazuar edhe në kërkesat e qytetarëve. Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike ka potencuar se kompania e kontraktuar nga Komuna, fillimisht është duke bërë piketimin në disa prej […]

Sahat Kulla e Rahovecit, pika turistike në gjendje të rëndë

Në gjendje të mjerueshme ka mbetur Sahat Kulla e Rahovecit, objekt i cili është nën mbrojtje të përkohshme të trashëgimisë kulturore. Ky monument është në këtë gjendje tash e 8 vjet, pasi nuk është marrë asnjë masë për ta ruajtur objektin, i cili daton që nga shekulli 18 e që tregon lashtësinë e qytetit, raporton […]

Nisin hetimet ndaj komandantit të policisë në Rahovec, Osman Ismajlit

Drejtoria Rajonale në Gjakovë  ka njoftuar se pas raportimit të KALLXO.com  me titull “Gruaja e komandantit vozitet me veturë zyrtare”, kanë  filluar hetimet për komandantin e stacionit të policisë në Rahovec, Osman Ismajli. KALLXO.com ka publikuar dje video në të cilat shihet se në së paku tetë raste Lirije Osmani, bashkëshortja e komandantit të policisë në stacionin […]

Rahovec: Gruaja e komandantit vozitet me veturë të policisë (video)

Bashkëshortja e Osman Ismajlit, komandant i stacionit të Policisë në Rahovec, sipas disa videoxhirimeve, udhëton shpesh me veturë zyrtare të Policisë. Pamjet e realizuara nga një qytetar tregojnë se në së paku tetë raste Lirije Osmani ka udhëtuar më veturën zyrtare të Policisë. Osman Ismajli, komandant i stacionit në Rahovec, përmes telefonit, fillimisht ka thënë […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.