20-04-2024

Një 3-vjeçar humb jetën në pishinën e improvizuar në Rahovec

Trevjeçari V.H ka humbur jetën në një pishinë të improvizuar në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Sipas policicë në ora 10:15 stacioni policor në Rahovec ka marr informatën për një fëmijë
pa shenja jete, me ç’rast patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes.

Viktima menjëherë është dërguar nga familjarët në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ku
edhe është konstatuar vdekja e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë ju
kthehet familjarëve./eo/

Asnjë koment

Comments are closed.