27-04-2024

Dhjetë kandidatët për trajnerin më të mirë të vitit

FIFA ka përzgjedhur dhjetë trajnerët më të mirë të vitit 2018. Dhjetë trajnerët e përzgjedhur nga FIFA do të garojnë për të fituar çmimin ‘Trajneri më i mirë’ i vitit.

Favoritët për ta fituar këtë çmim janë Didier Deschamps i Francës, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën dhe Zinedine Zidane i Real Madridit – i cili fitoi Ligën e Kampionëve.

Ja lista e trajnerëve

1.Massimiliano Allegri – Juventus/ Stanislav Cherchesov – Rusia 2.Zlatko Dalic – Kroacia/Didier Deschamps – Franca 3.Pep Guardiola – Manchester City/ Jurgen Klopp – Liverpool 4.Roberto Martinez – Belgjika/ Diego Simeone – Atletico Madrid 5.Gareth Southgate – Anglia/ Ernesto Valverde – Barcelona/ Zinedine Zidane – ish trajner i Real Madridit.

Ceremonia e zgjedhjes së lojtarëve dhe trajnerëve më të mirë do të mbahet me 24 shtator në Londër./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.