06-10-2024

Qeveria do t’i kompensojë menjëherë të dëmtuarit nga breshri

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komunat e Kosovës, si dhe ka autorizuar Ministrin e Financave, Bedri Hamza, që të fillojë procedurat për krijimin e fondit të veçantë për kompozimin e dëmeve eventuale në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2019.

Ndër vendimet me peshë që Qeveria ka marrë sot, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, është edhe ai për themelimin e komisionit që do të merret me përgatitjen e propozimit për zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve.

“Qeveria ndër prioritetet e saj e ka ruajtjen e mjedisit dhe në këtë aspekt miratoi ngritjen e një Task-Force Nacionale për pastrimin e mbeturinave në Kosovë, ku planifikohet të mobilizohen mbi 50 mijë vullnetarë, dhe kur kësaj i shtohet shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, rezulton se vendi ynë po i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme mbrojtjes së mjedisit, që garanton cilësinë e jetesës për qytetarët”, ka thënë Haradinaj./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.