Një kompani italiane interesohet për investime në Suharekë e Rahovec

Një kompani italiane interesohet për investime në bujqësi në Suharekë e Rahovec.

Kryetari i Komunës së Suharekës  Bali Muharremaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesin e Kompanisë italiane AZ.AGR.Giallograno S.S, Glauco San Giovanni, i cili shoqërohej nga zv.ministri i bujqësisë Vesel Krasniqin.

Në njoftimin për opinion, thuhet se në  këtë takim u bisedua për interesimin e kësaj kompanie italiane për të investuar në sektorin e bujqësisë në këtë komunë.

Kompania italiane po kërkon realizimin e një projekti që ka të bëjë me mbjelljen e disa llojeve të bimëve, shumë fitim prurëse, për çka sqarime më detale ka dhënë zv.ministri Krasniqi, i cili citohet të ketë thënë se “këto prodhime janë të përshtatshme për vendin tonë, klima është e mirë dhe Suhareka ka tokë që i përshtatet”.

Kompania është e interesuar për mbjelljen e 6.000 fidaneve  në një hektarë, ndërsa nga një fidane brenda vitit, bima ka 1 kg vitin e parë, ndërsa në të dytin 2,5 kg, që do të thotë se janë fitimprurëse”.

Fotografia e Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, ka thënë se komuna  do t’i ofrojë mbështetje kompanisë dhe do të gjejë fermerët që janë të interesuar për mbjelljen e këtyre bimëve.

Për të  parë kushtet dhe interesimin e bujqve të atjeshëm, afaristët italianë, sot kanë  qëndruar edhe në Rahovec.

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, gjatë takimit u ka thënë biznesmenëve italian, se si institucione komunale janë të gatshëm për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë dhe në sektor të tjerë, që shihen të arsyeshëm të bashkëpunojmë .

Një ditë më parë, afaristët nga Italia  kanë qëndruar edhe në Malishevë./GazetaePrizrenit.net/