01-05-2024

Therandë ( Suharekë )

Suharekë: Konfirmohet marrja nën administrim e “AgroKosova Holding” nga AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit e konfirmoi marrjen në administrim te ndërmarrjes “Agrokosova Holding”, raporton Gazeta e Prizrenit. Në njoftim thuhet se këtë vendim e ka marrë Bordi i Drejtorëve të AKP-së. Njoftimi i plotë: Më datën 31 janar 2022 Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje […]

Vrasja në kazino në Suharekë/ Supremja ia anulon dënimin me burgim të përjetshëm ish-rreshterit të Policisë

Gjykata Supreme e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, atë të Gjykatës Themelore në Prizren dhe aktgjykimin e saj të 20 majit, duke e anuluar kështu dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-rreshterit të Policisë së Kosovës, Shefki Spahiut, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e punëtorit të kazinos në Suharekë, Jetmir Aliajt, […]

Hajnat vjedhin stoli ari dhe shkaktojnë dëme në një shtëpi në Suharekë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Suharekë, në shtëpinë e një personi, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar Policisë, nga aty janë vjedhur stoli ari të ndryshme dhe shkaktuar dëme. Raporti i PK-së: VJEDHJE E RËNDË Suharekë 04-05.01.2022 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij […]

Detaje për aksidentin në Suharekë ku vdiq një 14-vjeçar

Një 14-vjeçar ka vdekur të dielën në një vetaksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Grikoc të Suharekës. Policia përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se vetura e cila ishte duke u drejtuar nga një i mitur ka shkaktuar vetaksident, ku ka mbetur i vdekur 14-vjeçari dhe një person tjetër po ashtu i moshës […]

14 vjeçari po voziste veturën në aksidentin fatal në Suharekë

Në Grejkoc të Suharekës ka ndodhur një vetaksident që për pasojë kishte vdekjen e një të riu 14 vjeçar. Leon Kurtishaj ka humbur jetën pasi që vetura të cilën po e drejtonte humbi kontrollen. Bashkë me të në veturë ishin edhe dy persona, ndërsa gjendja e njërit nga ta vazhdon të jetë e rëndë. Varrimi […]

Vetaksident fatal në Sallagrazhdë të Suharekës, një fëmijë i vdekur e dy të lënduar

Një vetaksident trafiku me fatalitet, ndodhi pasditen e sotme në komunën e Suharekës, ku vdiq një 14-vjeçar dhe u lënduan dy të tjerë, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Ngjarja ndodhi në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc.  Rastin e konfirmoi Policia në Prizren dhe kreu i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban […]

Dalin pamjet: Tri barnatore u plaçkiten brenda një ore në Suharekë

Barnatoret cak i hajnave në Suharekë. Vetëm gjatë mëngjesit të hershëm të së dielës, tri prej tyre u plaçkitën brenda një ore. Gani Guraziut iu demolua barnatorja dhe iu vodhën rreth 400 euro nga arka nga një person që ende nuk është identifikuar. Grabitja që ndodhi pak para orës 6:00 u regjistrua nga kamerat e […]

Konfiskohen thasë me drogë në Suharekë

Policia e Kosovës, konkretisht  Drejtoria për Hetimin dhe Luftimin e  Narkotikëve – Njësia në Prizren dhe Njësia e Ferizajt, gjatë punës operative dhe marrjes se informatave nga burime relevante,  me datë 23.10.2021 me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe aprovimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse […]

Lehona nga Suhareka vdes nga COVID-19, një ditë pas foshnjës

Një grua nga Suhareka ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Siç ka mësuar “Zëri”, 35-vjeçarja ka vdekur në Mjekimin Intensiv në QKUK ku ishte duke u trajtuar pas infektimit me COVID-19. Sipas burimeve, ajo ka vdekur vetëm një ditë pasi i kishte vdekur foshnja e saj. /Zëri

Lëndohet rëndë një person në Suharekë, bie nga ndërtesa

Një person në Suharekë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kati i dytë në katin e parë. I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet. Njoftimi i plotë :Suharekë, 07.09.2021 – 16:10. Raportohet se një person nga pakujdesia, nga kati i dytë, ka rënë në katin e parë dhe […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.