17-01-2026

Uncategorized

Zogaj: Nuk do të ketë gjyqtarë të paprekshëm

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se nuk do të ketë gjyqtarë të paprekshëm dhe se ndaj gjithë atyre që neglizhojnë punët, do merren masa disiplinore. “E them me përgjegjësi nga ky emision se në sistemin gjyqësor nuk do të ketë njerëz të paprekshëm. Në qoftëse ne e nxjerrim para përgjegjësisë […]

Kroacia i propozon BE-së që Kosovës ti jepet statusi i vendit kandidat

Kroacia sot i ka propozuar BE-së që Kosovës ti jepet statusi i vendit kandidat për në BE. Propozimi vjen nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq sipas të cilit BE duhet të bëjë gjithçka që të mos lejojë konflikt në Balllanin Perëndimor. “Është interes strategjik dhe kombëtar i Kroacisë që shtetet në Evropën juglindore, që kanë […]

Turqia mbështet Kosovën në NATO, Erdogan: S’kemi nevojë të marrim leje nga askush (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij e mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Madje, ai tha se për ta bërë një gjë të tillë Turqisë nuk i nevojitet leja e askujt. “Turqia, si vend i rëndësishëm i NATO-s, nuk shikon asnjë gjë që nuk shkon për sa i përket […]

Kiev-Bombardohet kulla e transmetimeve televizive

Rusia është duke vazhduar me bombardime në rajone të ndryshme të Ukrainës. Një sulm i tillë ka ndodhur pak më parë në Kiev, ku është bombarduar antena e televizioneve, shkruan BBC. Po ashtu, janë publikuar edhe disa pamje ku shihet sulmi rus. Russians are destroying the Kyiv TV Tower.They are trying to cut us off […]

Prizren: Vrasja për borxhin prej 20 euro, shtyhet seanca

Për shkak se nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Kosovë (IPFK) ende nuk është dorëzuar raporti me shkrim lidhur me shëndetin mendor të të akuzuarit për vrasje të rëndë, Sylejman Ahmeti, është shtyrë seanca e paraparë për të martën në Gjykatën Themelore në Prizren. Ahmeti po akuzohet se vrau Shaip Krasniqin shkaku i një borxhi […]

Franca: Sanksionet do ta shkatërrojnë ekonominë ruse

Franca ka thënë të martën se sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, pas pushtimit në Ukrainë, do të shkatërrojnë ekonominë ruse. “Ne do ta shkatërrojmë ekonominë ruse”, ka thënë ministri i Financave, Bruno Le Maire për transmetuesin Franceinfo një ditë pasi Franca, Bashkimi Evropian dhe vende tjera kanë thënë se do të vendosin një rund të […]

Therje me thikë në Prishtinë, dyshohet për një nxënës të vdekur

Një therrje me thikë ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, konkretisht në Kodrën e Trimave. Burime të Indeksonline mësojnë se një nxënës shkollës fillore ka mbetur i vdekur nga kjo therje me thika. Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti të rëndë. Në anën tjetër, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë informacione për […]

Prizren: Vjehrri rrah nusen, e bën për spital

Një burrë nga Prizreni ka rënë në prangat e Policisë dje, në orët e pasdites, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje. I njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, […]

Lirimi i masave, sot pritet heqja e orës policore

Sot pritet që të lirohen masat kundër Covid-19 në Kosovë. Siç ka njoftuar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, nga sot pritet heqja e orës policore. Po ashtu është shqyrtuar edhe vendimi që të hapen klubet e natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve. “Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin […]