20-04-2024

17 fshatra në Kosovë kërkojnë të bëhen komuna

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se janë 17 fshatra që kërkojnë të bëhen komuna.

Krasniqi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, është shprehur se në raport ka pranuar 17 kërkesa për formim të komunave të reja, ku këto fshatra kanë vetëvlerësuar që duhet të jenë komuna.

“Në raport që kam pranuar janë diku 17 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë komuna. Ky diskutim bëhet shumë aktual gjatë kohës së zgjedhjeve ose para zgjedhjeve, sidomos nga komunitetet pakicë diku në pjesë të Kosovës po e them jo serb”, tha ai.

Sipas tij, këto fshatra nuk i kanë plotësuar kriter formal për diskutim.

“Nga raporti që kam parë nuk kanë plotësuar kriter formal për diskutim. Unë mendoj që duhet të kemi shumë kujdes në idenë të funksionimit të komunës”, theksoi Krasniqi.

Asnjë koment

Comments are closed.