20-04-2024

Çfarë ngjarjesh pritet të ndodhin sot në Prizren?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora 10:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren).

Ora 11:00
Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenwjve nga hidrocentralet në Kosovë. ( Kino Lumbardhi Prizren).

Lexo edhe:

Prizreni ndër komunat e fundit të Kosovës për transportin publik (Dokument)

Ora 13:00
Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. ( Në afërsi të fshatit Mushnikovë ).

Ora 18:00
Platforma Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. ( Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren).  / GazetaePrizrenit.net /

 

Asnjë koment

Comments are closed.