19-04-2024

Çfarë thotë SBASHK-u për vazhdimin e grevës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK),  njofton se sot është dita e nëntë të grevës, dhe se ajo është mbajtur në të gjitha institucionet arsimore nga çerdhet deri ne universitete, me përjashtim të një shkolle në Gllogjan të komunës së Deçanit.

SBASHK-u bënë të ditur se greva do të vazhdojë deri sa të ju plotësohen kërkesat e tyre, njofton Klan Kosova.

“Të nderuar grevistë, edhe përkundër përpjekjeve që të plotësohen kërkesat e drejta të juaja, ende rezultatet mungojnë, prandaj greva vazhdon edhe në ditët në vijim dhe për çdo lëvizje eventuale, do të informoheni përmes udhëheqësve tuaj sindikal dhe medieve të nderuara”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga SBASHK-u.

Asnjë koment

Comments are closed.