Keqmenaxhim i kontratave, suficit, mosrespektim i rregullave financiare dhe administrative, mos respektim i procedurave për ndarje të subvencioneve janë disa nga të gjeturat e shumta që e kanë karakterizuar punën e Mytaher Haskukës dhe institucionit që ai drejton, në vitin paraprak.
Muaj më parë Haskuka realizoi disa ndryshime ‘kozmetike’ në kabinetin e tij të drejtorëve duke larguar disa nga drejtorët që kishin aktakuza aktive dhe duke i zëvendësuar ata me persona që praktikisht nuk ishin të shquar për resoret, për të cilat janë besuar.
Ky proces i ngadalshëm i zëvendësimit të drejtorëve është përcjellur me shumë dilema, pasi që shume drejtori për një kohë relativisht të gjatë mbetën pa udhëheqës, e poashtu ish-drejorat u panë shpësh-herë në drejtoritë e tyre edhe pse tashmë zyrtarisht nuk janë të ngarkuar me detyra zyrtare.
Me Mytën e mbysim korrupsionin, ishte vetëm një nga thirrjet e Kurtit në tubimet e takimet elektorale, thirrje këto që pas afro 3 vjet qeverisje lërë që nuk janë realizuar aspak por kanë marrë plotësisht anë dhe kahje të kundërt.
Marrë parasysh gjitha këto ngjarje si dhe presionin e grupeve të qytetarëve e sidomos të aktivisitëve të devotshëm të LVV në Prizren, Albin Kurti në heshtje do të vendos për një kandidat të ri për Kryetar të Prizrenit dhe rrjedhimisht kundër kandidimit për mandatin e dytë të Haskukës.
Se kur do prezantohet kandidati ‘i ri’ i Vetëvendosjës për Kryetar të Prizrenit, mbetet të shihet në muajt në vijim, atëherë kur dhe do të afrohet fundi i qeverisjes së Haskukës dhe klanit tij. / Lajme365