20-04-2024

Decision Desk: Biden është Presidenti i 46-të i ShBA-së

Faqja “Decision Desk HQ”, ka thënë se kandidati demokrat, Joe Biden, tashmë i ka fituar zgjedhjet presidenciale dhe është zgjedhur president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas kësaj faqeje, Bideni ka shënuar fitore në shtetin kyç, Pensilvani, e bashkë me të edhe 20 votat e Kolegjit Zgjedhor që ka ky shtet.

Faqja ka raportuar se numri i përgjithshëm i votave të siguruara nga ai në Kolegjin Zgjedhor tani ka shkuar në 273, tri më shumë se pragu i nevojshëm prej 270 votash që nevojiten për t’u zgjedhur president.

“Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar kjo faqe në rrjetin Twitter.

“Decision Desk” e shpalli fitoren e Joe Bidenit në Pensilvani në orën 8 e 50 sipas kohës lokale.

Asnjë koment

Comments are closed.