10-11-2024

Dëme nga erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut në Ballkan

Zagreb, 15 maj – Erëra e forta dhe shira të rrëmbyeshëm, që nga e diela, po përshkojnë zona të Ballkanit, ku kanë shkaktuar dëme të mëdha nga përmbytjet sidomos në Kroaci.

Situata më kritike është regjistruar në Banija, në Kroacinë Qendrore, në kufi me Bosnjën, ku disa lumenj kanë përmbytur pjesërisht tre fshatra.

Edhe qyteti i Zagrebit është goditur nga një erë shumë e fortë dhe katër persona janë plagosur lehtë, ndërsa dëme serioze janë regjistruar në dhjetëra shtëpi dhe parqe publike, ku era ka shkulur qindra pemë.

Shumë rrugë janë të mbyllura për trafikun, duke përfshirë edhe pjesët e autostradave Zagreb-Split dhe Zagreb-Rijeka, ku është penguar qarkullimi i automjeteve. Gjithashtu është ndërprerë pothuajse tërësisht trafiku detar i trageteve që lidhni bregun dalmat me ishujt e Adriatikut.

Meteorologët parashikojnë që situata duhet të fillojë përmirësohet ngadalë nga nesër.

Në maj 2014, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor u godit nga përmbytjet katastrofike që shkaktuan viktima dhe dëmtime të konsiderueshme materiale/ ATSH-ANSA

Asnjë koment

Comments are closed.