19-04-2024

Deputetes Kurti i shfaqen probleme të çuditshme në lexim: T’u kthehet, atyre që u është marrë” (Video)

Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, ka lexuar fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës por përgjatë leximit kishte probleme të mëdha, duke heshtur në mënyrë të çuditshme, duke keq-shqiptuar fjalë dhe duke u ndalur në shumë e shumë raste.

Deputetja Kurti po fliste për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, duke mbrojtur Qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë nga kritikat pas vërejtjeve të shumta që ka gjetur Komisioni i Venecias.

Ajo foli në lidhje me pasurimin e pretenduar të shumë funksionarëve të lartë, por nuk adresoi shkeljet e të drejtave të njeriut, përkundër të kaluarës së saj si aktiviste për të drejta të njeriut.

Në fjalimin e sotëm, ajo kishte telashe serioze me lexim, çka mund të reflektojë faktin se nuk e ka shkruar vetë e ndoshta edhe se nuk është pajtuar me atë që është shkruar në letrën para vetes.

“Pra, duhet t’u kthehet atyre që u është marrë. Ata që u pasuruan në kurriz të të tjerëve, të qytetarëve, duhet ta kthejnë pasurinë aty ku është marrë. Kështu që është shumë mirë të vazhdohet me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë dhe është shumë pozitive opinioni që është dhënë. Respektimi i të drejtave të njeriut që tha se është shkelur,” – ishte shprehur ajo, derisa nuk arrinte të lexonte.

Në anën tjetër, ministrja Albulena Haxhiu është treguar shumë e rreptë në fjalën e saj në mbështetje të Byrosë.

Haxhiu ka pretenduar se “është hera e parë” që është pyetur Komisioni i Venecias për një çështje të tillë. /Nacionale

Asnjë koment

Comments are closed.