Ujku i del dy herë përballë bujkut në Krushë, ia lë arën pa mbjellë

Një fermer i Krushës së Madhe u sulmua nga ujqit ditë më parë.

Ai ishte në traktorin e tij duke lëvruar arën për ta mbjellë me misër kur punën ia ndalën në gjysmë disa egërsira të cilat iu hodhën mbi mjetin në fjalë.

Rasti u lajmërua menjëherë në Drejtorinë e Bujqësisë të cilët e lajmëruan Shoqatën e Gjahtarëve të cilët dolën në teren, por nuk hasën në ato kafshë.